Home / Lajme / Maqedoni / Padi kundër 10 të arrestuarve për rastin “Çekan”

Padi kundër 10 të arrestuarve për rastin “Çekan”

4 qershor-Aktakuza thotë se ky grup kriminal ka filluar të veprojë në vazhdimësi që nga viti 2008, kryesisht në territorin e Gostivarit.

Prokuroria publike sot njoftoi se në Gjykatën Themelore Shkup 1 ngritën kallëzim penal kundër dhjetë personave që u arrestuan në operacionin “Çekan”. Ata zyrtarisht akuzohen për shoqata kriminale, grabitje, pastrimit të parave dhe kamatave. Gjithashtu për nëntë nga të arrestuarit janë vazhduar masa e paraburgimit, .

Aktakuza thotë se ky grup kriminal ka filluar të veprojë në vazhdimësi që nga viti 2008, kryesisht në territorin e Gostivarit.

Motivi kryesor ishte për përvetësuar përfitimin e paligjshëm material duke kryer shumë krime. Të pandehurit në mënyrë të paautorizuar prej kohësh kanë dhënë të holla për persona të tjerë me kontratë. Duke e shfrytëzuar situatën e vështirë të atyre personave konsulentë për përfitimet e veta materiale. Për kthimin e borxhit janë përdorur kërcënime dhe sulme fizike ndaj viktimave.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *