Home / Lajme / Rajon / Paratë e mërgimtarëve burimi kryesor i të hyrave në buxhet

Paratë e mërgimtarëve burimi kryesor i të hyrave në buxhet

23 qershor-Por deputetët kryesisht shqetësime patën rreth normave të larta të interes në kredi, rënie të investimeve të huaja, si dhe bilancet negative të tregtisë së jashtme.
Hamza: 2.5 miliard euro ishte vlera e mallrave në vitin paraprakë

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2014 në përgjithësi ka arritur të mirëmbajë stabilitetin makro-ekonomik duke shënuar normë pozitive të rritjes së stabilitetit fiskal e financiar, si dhe normë të ultë të inflacionit, përderisa raporti me sektorin e jashtëm vazhdon të karakterizohet nga deficiti i lartë tregtarë.
Kështu tha sot para deputetëve të komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Bedri Hamza. Por deputetët kryesisht shqetësime patën rreth normave të larta të interes në kredi, rënie të investimeve të huaja, si dhe bilancet negative të tregtisë së jashtme.

“Sipas vlerësimeve tona ekonomia e vendit në vitin 2014, shënoj normë reale të rritjes prej 2.7 për qind…Deficit tregtarë në mallra shënoj rritje duke arritur në 2.2 miliardë euro nga viti 2014 nga 2.1 miliardë euro sa ishin në vitin…Vlera e mallrave të eksportuara nga Kosova arriti në vlerën 324.6 milionë euro që përkon me një rritje vjetore prej 10.5 për qind, përderisa vlera e mallrave të importuara në vend arriti në 2.5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.6 për qind…Mbulueshmëria e importeve me eksporte mbetet në nivel 13 për qind që gjë e reflekton nevojën e ristrukturimit të mëtejmë të prodhimit vendor në mënyrë që të ketë një zëvendësim më të madh të importit në rritje të eksportit”, tha Hamza.

Ndërsa, deficiti i lartë tregtarë, sipas tij, vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale, që në vitin 2014 arriti në 419.8 milionë euro apo 7.7 për qind e produktit të brendshëm. Ai po ashtu ka treguar edhe për arsyet e rënies së investimeve të huaja.

Në kuadër të llogarisë financiare kategoria kryesore vazhdon të përbëhet nga investimet e huaja direkte të cilat në vitin 2014 shënuan vlerën prej 123.9 milionë euro në krahasim me vlerën prej 250.2 milionë euro në vitin paraprak. Ndikim të rëndësishëm në rënien e investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2014 ka pasur shitja e aksioneve të disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë, te rezidentët kosovarë, si dhe shpërndarja e disidentes nga disa kompani të huaja”, tha Hamza.

Anëtarët e komisionit për buxhet dhe Financa shprehen shqetësimet e tyre lidhur me kamata e larta, si dhe për të dhënat mbi bilancin tregtarë.

Kryetari i komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani, ka thënë vendi vazhdon të ketë bilancë negative e që fal remitancave ka si burim kryesor primar.Deputetët kanë parë shqet ësim në rënien e investimeve si dhe bilancin negativ tregtar, eksportet kundrejt import

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *