Home / Lajme / Rajon / Për Kosovën ngjarjet në Kumanovë çështje e mbyllur

Për Kosovën ngjarjet në Kumanovë çështje e mbyllur

8 qershor-Tërmkolli konfirmoi edhe një herë se presidentja, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë pasur informacione për lëvizjet që janë bërë rreth Kumanovës.

Ndërkohë Agjencia Kosovare e Inteligjencies, sipas deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli e konsideron të mbyllur rastin e Kumanovës. Ajo tha se në takimin e sotëm të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në të cilën ka raportuar drejtori i AKI-së Agron Selimaj nuk është folur për Kumanovën por vetëm rreth ndarjes së departamentit për verifikim të sigurisë që aktualisht është në kuadër të AKI-së. Deputetja e LDK-së tha se tash kjo çështje është në dorën e institucioneve tjera siç është MPB-ja. Tërmkolli konfirmoi edhe një herë se presidentja, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë pasur informacione për lëvizjet që janë bërë rreth Kumanovës.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *