Home / Lajme / Maqedoni / Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Senakos pronari kërkon ndihmë (VIDEO)

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Senakos pronari kërkon ndihmë (VIDEO)

Tetovë, 28 Qershor – ”Ishim në hapësirat ndihmëse dhe e kemi vërejtur tymin që dilte. Të tjerët janë ngjitur lartë për ta shuar bashkë me fqinjtë dhe më pas kanë arritur edhe zjarrfiëksit të cilët mënjëherë kanë intervenuar dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Unë nuk kam patur mundësi që të shoh se çka digjet lartë sepse nuk mundem të ngjitem”, thotë Mefail Xhabiri.

Shtëpia e familjes Xhabiri nga Senakosi paraditen e sotme është përfshirë nga zjarri. Televizioni Koha posa morri këtë informacion udhëtoi për në fshatin Sanakos ku pa nga afër dëmet që ka shkaktuar zjarri. Përderisa familja ka qenë në hapësirat ndihmëse shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri, ndonëse nuk dihen shkaqet megjithatë dyshohet se shkak ka qenë rrjet elektrik. Dhoma që është përfshirë nga zjarri ka qenë edhe vend ku familja ka mbajtur gjërat kryesore si miell, vaj dhe gjësende tjera me vlerë.Kryefamilari Mefail Xhabiri, që prej kohësh invalid, thekson se zjarri ka shpërthyer rreth orës 10.00 të ditës së diell.

”Ishim në hapësirat ndihmëse dhe e kemi vërejtur tymin që dilte. Të tjerët janë ngjitur lartë për ta shuar bashkë me fqinjtë dhe më pas kanë arritur edhe zjarrfiëksit të cilët mënjëherë kanë intervenuar dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Unë nuk kam patur mundësi që të shoh se çka digjet lartë sepse nuk mundem të ngjitem”, thotë pronari i shtëpisë Mefail Xhabiri, tranmseton Televizioni Koha.

Sipas tij, dëmet janë të mëdha pasi që janë djegur shumë produkte ushqimore, ndërsa ai vetë si invalid është i pafuqishëm që të bëjë meremetimin e shtëpisë djegur.

“Dy dhomat lartë janë të dëmtuara, njëra tërësisht.Dyert dritaret poashtu janë të dëmtuara dhe nevojitet një intervenim më i madh. Aty kemi pasur gjëra ushqimore, miell, vaj, e kështu me radhë. Nuk e di si do ja bëjmë.Sa është vera do të rijmë në këtë pjesën poshtë që është ndihëse, por aty dimrit nuk qëndrohet kurse në shtëpi do të presim nëse na ndihmon ndokush”, thotë pronari i shtëpisë Mefail Xhabiri, tranmseton Televizioni Koha.

Familja shtatëanëtarëshe nga Senakosi i Gostivarit, bashkë me kryefamiljarin shpreson se do të gjenden njerëz të cilët do ti ndihmojnë.

Ndryshe fatmirësisht kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur askush në dhomë, ndërsa ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguuar në spital si pasojë e tymit, por më pas janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në ndërkohë, nga familja u njoftuam se zjarrfikësit kanë arritur në kohë dhe ka evituar përhapjen e zjarrit.Ata që dëshirojnë dhe kanë mundësi që të ndihmojnë këtë familje mund të lajmërohen në nr e telefoni 071942 506. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *