Home / Lajme / Maqedoni / Përjetimet trishtuese të emigrantëve sirian dhe afgan në Maqedoni

Përjetimet trishtuese të emigrantëve sirian dhe afgan në Maqedoni

7 qershor-Xhamali, në rrëfimin e vet tregoi se shumica nga emigrantët dhe refugjatët, ndeshen me sfidat e korrupsionit këtu në Maqedoni, mbase janë të involvuar persona me uniforma, dhe se çmimi i korruptimit, kalon dhe mbi 5000 euro për person nëpër Maqedoni.

Rrjeti britanik televiziv BBC ka sjellë një speciale për emigrantët sirian dhe afgan që rrëfejnë të gjitha peripecitë dhe vuajtjet që kaluan në territorin e Maqedonisë, ku ata kanë theksuar se janë viktima edhe të policëve, të cilët i kanë maltretuar dhe grabitur.

Agjencia e lajmeve INA disa muaj më parë në specialen e saj solli rrëfime tronditëse të familjeve siriane të cilat e kanë konsideruar Maqedoninë si një destinacion fatkeq për emigrantët e huaj, pasi që një numër i madh i tyre kanë humbur jetën në rrethana të pasqaruara dhe një pjesë kanë qenë viktima të dhunës dhe grabitjeve masive.

Përjetimi i emigrantit sirian nëpër Maqedoni

Maqedonia është një destinacion fatkeq i emigrantëve ilegal nga Siria, Afganistani dhe vendet e tjera që shfrytëzohet si korridor transitor. Janë histori tragjike, fatkeqe dhe trishtuese të emigrantëve që kalojnë këtë rrugë të zezë me shumë të panjohura.

Sipas statistikave të Komesariatit të lartë për Refugjatë të OKB -së, thuhet se më shum se 50 % të emigrantëve që vinë nga vendet e konfliktuara të Lindjes, kalojnë nëpër Maqedoni.
Maqedonia, ka nënshkruar kartën e garancisë dhe sigurisë së tranzitimit të emigrantëve që duhet të kalojnë nëpër territorin Maqedonas për në Austri, ku dhe gjindet qendra kryesore për pranim dhe shprndarjen e tyre nëpër vendet e Evropës.

Në kampin e pranimit të rrefugjatëve në Harburg në afersi të qytetit Hamburg të Gjermanisë Veriore, takuam një emigrantë nga Siria me familjen e tij, i cili për Agjencinë e lajmeve INA rrëfen golgolëtn dhe përjetimin e tmerrshëm që ka përjetuar nga Greqia e në Maqedoni, ndërsa destinacioni i tij final ishte Austria.
Xhamal Husbaradag, me familjen e tij thotë se kishte përjetuar ferrin e vërtetë nëpër territorin e Maqedonisë, për të kaluar në Serbi, dhe tutje për në Vienë të Austrisë.

“Ishte vjeshtë e vonë, dhe pasi kaluam territorin malorë me Greqinë, u futëm në Maqedoni. Aty, na priste një person i veshur me të zeza, dhe mandej na vendosën në një furgon të madh ku kishte plotë pula. Pas vozitjes rreth 40 minutshe, furgoni u ndalua, dhe erdhi një person e hapi derën nga pas të furgonit, dhe na detyroi të zbrisnim në afërsi të një lumi të madh me shumë ujë të turbullt. Ata, na lan aty, dhe u larguan, mbase paguam nga 500 euro për person. Pas pak, erdhi një person tjetër që fliste në gjuhë, që ne se njihnim, dhe ishte bashkë me tjetër person të uniformuar, i cili na mori dhe na dergoi në një stallë afër lumit. Aty afër, kalonte dhe hekurudha. Pas disa ditë qëndrimi aty, pa ngrënë, me fëmijë të vegjël dhe pa veshmbathje, gjat natës erdhën tre persona, dhe na thanë të nisemi për në rrugë. Na çuan në afërsi të një stacioni të vogël hekurudhor, dhe na futën në vagona të petrolit në të cilat kishte mbetrurina nga nafta dhe materie tjera kimite që janë transportuar me ato. Aty pritëm shumë orë, dhe nga era e papastërtia, u sëmurë njëri nga fëmijët e vegjël. Ashtu të pa ngrënë dhe të lodhur na mbanin aty, dhe na kërkonin dhe nga 500 euro të tjera nëse do dëshironim të iknim tutje. Ne, nuk deshtëm tu japim, dhe një natë erdhën dhe na nxorrën nga vagonet, dhe na kthyen prap në at stallën”, rrëfen Xhamali.

Ai thotë se ishte një maltretim i paparë dhe brutal, ku gjithçka bëhej pazar me jetën dhe fatin tonë.

“Vendosëm tua japim lekët, dhe na nisën me një kamionet me fshesa plotë, dhe thasë të zbrazura nga lini, dhe mbrritëm në një fshat, ku dëgjuam Vaktin e Ezanit. Zbritëm aty, dhe na vendosën nëpër ca kasolle e shtëpi të vjetra e të rrënuara. Prisnim të na ndihmojnë, por pas disa ditëve erdhën 5 persona dhe na than që duhet të paguanim nga 2000 euro për njeri, nëse do të duheshte të kalonim kufirin me Setrbinë. Ne ato rezerva që kishim të parave, i mblodhëm dhe i dham me të gjitha rreziqet, që si e si të kalojmë, dhe të dalim në Austri, ku kishim çdo gjë të rregulluar atje. Kur kaluam kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë, pjestarë të uniformuar dhe armatosur mirë, na ndaluan dhe na arrëstuan”, thekson ai.
Më pas në stacionin policor të një fshati pranë kufitar të Serbisë ishin mbajtur 24 orë, që pas kësaj, duke i kthyer përsëri në Maqedoni.

“Kjo ishte një ankth dhe dhimbje për ne, për familjet tona, për fëmijët tanë. Mirpo, patëm fat që Kryqi i kuq dhe zyra e Komesariatit të lartë kishin mësuar, erdhen dhe na organizuan transportin deri në Vjenë, ku ishte destinacioni ynë themelorë”, thekson emingranti sirian.

Xhamali, në rrëfimin e vet tregoi se shumica nga emigrantët dhe refugjatët, ndeshen me sfidat e korrupsionit këtu në Maqedoni, mbase janë të involvuar persona me uniforma, dhe se çmimi i korruptimit, kalon dhe mbi 5000 euro për person nëpër Maqedoni.

“Ka shum njerëz që vdesin dhe varri su dihet sepse s’kanë lek tu paguajnë nentokës dhe grupeve të organizuara, që janë në bashkëpunim të ngushtë me krimin”, theksoi Xhamal.

Emigranti sirian rikujton se Maqedonia ka nënshkruar një sërë dokumentash për mbrojtjen e njerzve që ikin nga veprimet e luftrave, sepse ky është një proces ndërkombëtarë.

Maqedonia para syve të Komesarjatit të lartë për rrefugjatë nuk gëzon një respekt pozitiv, sepse gjitha dëshmitë e emigrantëve po krijojnë një imazh të zi për vendin për korrupsion, krim dhe veprimtari antinjerëzore që thyejnë kartat ndërkombëtare për trajtimin e refugjatëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *