Home / Lajme / Rajon / Policia e Shtetit, detaje për Lazaratin

Policia e Shtetit, detaje për Lazaratin

24 qershor-Po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur. Policia është e vendosur për të zbatuar rreptësishtë ligjin për kapjen dhe çuar para drejtësisë, të gjithë ata persona që goditën punonjësit e policisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa apo tërheqje të Policisë.

Në datë 24.06.2015, ora 02:30 në fshatin Lazarat, forcat e FNSH të cilat ishin të planëzuara me shërbim në vendin e quajtur “Kazinoja”, mbi ish-Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qendrës së fshatit Lazarat, nga persona të pa identifikuar. Po kështu, në orën 04:44, grupi tjetër i FNSH, që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” , Kordhocë, njoftoi se nga qendra e fshatit Lazarat, ka të shtëna me armë zjarri. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, u ngrit grupi i drejtimit dhe u morën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme, u bë plani i operacionit për kapjen e personave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.

Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00, filloi operacioni për kapjen e grupit të personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër. Gjatë operacionit për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës, u konstatua një automjet benz i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit, i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volksvagen me targa MB 060 AA, ku në afërsi të vendit të quajtur “Pularia”, në drejtim të këtij automjeti, është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë, kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punonjësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër, ka gjetur vdekjen, ndërsa punonjësit e policisë Jetmir Isaji dhe Perlat Hamitaj janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga grupet e ndërhyrjes, është bërë shoqërimi i automjetit tip benz i bardhe së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo. Gjatë këqyrjes së automjetit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, në këtë automjet janë gjetur, një arsenal armësh: Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitralozi, një kasetë fishekësh me disa krehra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse-marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë. Gjithashtu, po gjatë kësaj kohe, është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të tjerë nga fshati Lazarat, për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo.

Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ka mbërritur Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato, Prokurori i Krimeve të Rënda Andan Zholi, si dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda. Po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur. Policia është e vendosur për të zbatuar rreptësishtë ligjin për kapjen dhe çuar para drejtësisë, të gjithë ata persona që goditën punonjësit e policisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa apo tërheqje të Policisë. Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësve të policisë”, në bashkëpunim.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *