Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Maqedonia vend ku kriminaliteti ekonomik, korrupcioni janë realitet i përditshëm

PPD: Maqedonia vend ku kriminaliteti ekonomik, korrupcioni janë realitet i përditshëm

26 qershor-
PPD i përshëndet Konluzat e Këshillit ë ministrave të jashtëm të BE-së dhe u bënë thirrje liderëve të partive politike nga takimi i 2 qershorit të kontribuojnë shpejt dhe me efikasitet rreth mënyrës së organizimit të qeverisë së tranzicionit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në lidhje me raportin e fundit të Freedom House për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimin e së drejtës dhe forcimin e shtetit ligjor si dhe lirinë e mediumeve Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se raporti i vërteton konstatimet e publikuara kohë më parë nga ana e Grupit te ekspertëve të Komisionit evropian të cilin e udhëhoqi Rajnhard Pribe se Republika e Maqedonisë është vend me standard të ulët aplikimi në këto lëmi, vend ku kriminaliteti ekonomik, korrupcioni, shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe partizimi i institucioneve shtetërore janë realitet i përditshëm.

Sa i përket të ashtuquajturit “plan akcional” që kohë më parë Qeveria e shpalli për implementimin e Rekomandimeve të grupit të ekspertëve të BE-së, PPD konsideron se Qeveria ato rekomandime gabimisht i ka kuptuar sepse nuk i janë drejtuar asaj por qeverisë që duhet të vijë, asaj të tranzicionit, dhe fare nuk është dashur të humb kohë në formimin e komisioneve të ndryshme për dofarë komisionesh për gjoja reforma të institucioneve të sistemit. PPD përkujton se numri më i madh i vërejtjeve të Komisionit Pribe nuk kanë të bëjnë me reformat ligjore por në keqpërdorimin e instiucioneve të shtetit nga ana e pushtetmbajtësve ku pjesmarrës në ato veprime jashtëligjore kanë qenë funksionarë të lartë shtetëror.

Ky konstatim është shënuar edhe në Raportin vjetor të Stejt departamentit amerikan për të drejtat e njeriut dhe liritë e mediumeve ku thuhet; “ Në Maqedoni problemet më të theksuara me të drejtat e njeriut dalin nga niveli i theksuar i korrupsionit dhe mossuksesi i Qeverisë tërësisht ta respektojë sundimin e së drejtës, përfshi këtu edhe përpjekjet në vazhdimësi për kufizimin e lirisë së mediumeve, ndërhjyrje në gjyqësi dhe ndjekje penale selektive”.

Nisur nga e sipërshënuara PPD i bënë thirrje Qeverisë që më tej mos shkoj rrugës së gabuar dhe të humbur të cilën e ka ndjekur deri më tash dhe menjëherë të ndërpresë partizimin e mëtutjeshëm të shtetit nëpërmjet punësimeve masive partiake, harxhimin e shumave milionëshe të euro-ve të cilat merren nga xhepat e qytetarëve për ndërtimin e panevojshëm të rrethojave me hekur të farkuar përreth Qeverisë të stolisura me dhjetëra kryqe si dhe ndërtimit të panevojë të selisë super luksoze partiake të VMRO-DPMNE duke imituar në këtë mënyrë vendet me tradita mbretërore.

PPD e din (por edhe partitë tjera dhe qytetarët e dijnë) se Maqedonia nuk është vend i mbretërve që të stoliset me monumente mbretërore por as edhe vend i pasur që të jetojë në luks të tepruar por është vend i qytetarëve të varfër por të ndershëm dhe për këtë sjelljet e harxhimeve të kota të Qeverisë menjëherë duhet të ndërpriten dhe në vend të selive luksoze partiake dhe statuve politeiste të “Skopje 2014” dhe punësimeve të tepërta dhe të panevojë partiake të ndërtohen kapacitete prodhuese të cilat do të punësojnë qytetarë dhe në këtë mënyrë do të rritet standardi jetësor i tyre.

PPD i përshëndet Konluzat e Këshillit ë ministrave të jashtëm të BE-së dhe u bënë thirrje liderëve të partive politike nga takimi i 2 qershorit të kontribuojnë shpejt dhe me efikasitet rreth mënyrës së organizimit të qeverisë së tranzicionit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Duke i vërejtur harxhimet e kota shumëmilionshe në euro të Qeverisë në proekte joproduktive dhe sjelljen indiferente dhe të përgjumëshme të DUI-t në qeveri PPD i bënë pyetje publike kësaj partie sa përqind nga “pjesa shqiptare” e buxhetit të shtetit dhe nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë janë derdhur për bustat politeiste, rrethojat me hekur të farkuar rreth Qeverisë të stolisura me kryqe dhe shtëpinë e VMRO-DPMNE-së në kohën kur shumica e shqiptarëve e mbajnë barkun me dorë nga uria? Mos vallë kjo ishte arsyeja pse shqiptarët e votuan këtë part?

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *