Home / Lajme / Maqedoni / “Protestoj shqip” sot në Shkup

“Protestoj shqip” sot në Shkup

Shkup, 13 Qershor – “Protestoj shqip”, është moto e marshit protestues gjithëshqiptar që do të mbahet sot në Shkup. Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Protestoj shqip”, është moto e marshit protestues gjithëshqiptar që do të mbahet sot në Shkup. Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë siq e quajnë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski dhe Ahmeti. Zbardhjen e të gjitha të vërtetave për rastet e montuara për shqiptarët dhe një marrëveshje të re për Maqedoninë.

Organizatorët thonë se marshi është pa emblema partiake.

Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë nëpër rrugën Cvetan Dimov, deri te semaforët e qendrës t regtare “Mavrovasja”, ku do të kthejë djathtas dhe do të drejtohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Meqë para Qeverisë tashmë janë ngujuar një grup protestuesish, ne do të ndalojmë te ura “Goce Dellçev”. Aty do të jetë e vendosur një skenë, në të cilën do të lexohet mesazhi i marshit protestues dhe do të mbahen disa fjalime rasti.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *