Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori për Vlerësimin e qasjes së barabartë në uj

Punëtori për Vlerësimin e qasjes së barabartë në uj

19 qershor-Gjatë kohës së punëtorisë ishte prezantuar publikimi I përkthyer në gjuhën shqipe dhe maqedonase „Kartela e vlerësimit të qasjes së barabartë me përkrahje të proceseve politike për arritjen e të drejtës së njeriut në ujë dhe sanitacion“ E njëjta u është shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve.

nstituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, në partneritet me OJQ, gazetarë për të drejtat e njeriut, në ko-organizim me Sekretariatin e përbashkët të Protokolit për ujë dhe shëndet të Komisionit ekonomik të Europës pranë KB (UNECE) dhe Organizatës botërore të shëndetësisë, Zyra regjionale për Europë (OBSH/Europë) mbajti punëtori për Vlerësimin e qasjes së barabartë në ujë dhe sanitacion dhe për sisteme të vogla për furnizim me ujë dhe sanitacionin në Republikën e Maqedonisë, në Shkup me datën 16 dhe 17 qershor të vitit 2015. Për qëllimet e Punëtorisë të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Institutit publik i Republikës së Maqedonisë, As.dr. Shaban Memeti, nga OBSH/Europë – zotëri Oliver Shmol dhe nga UNECE prezantim hyrës pati z-nja Shantal Demilkamp .

Punëtoria ka për qëllim të fillojë me ushtrim për vetë-vlerësim të situatës lidhur me gjendjen e qasjes në ujë dhe sanitacion në aspekt të barazisë, përmes shfrytëzimit të Kartelës së vlerësimit për qasje të barabartë, si dhe të konsultohen autoritetet nacionale për gjendjen e sistemeve të vogla të furnizimit me ujë dhe sanitacionin në Republikën e Maqedonisë. Punëtoria u realizua në Hotel Kontinental në Shkup. Në puntorinë ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, të Inspektoriatit shtetëror sanitar dhe shëndetësor pranë Ministrisë së shëndetësisë, Agjencioni për ushqim dhe veterinari, Instituti I shëndetit publik i RM, nga Qendrat e shëndetit publik, Ambasada e Francës, Ambasada e Zvicrës, Zyra e OBSH – Shkup, ADKOM, NP Ujësjellës dhe kanalizim –Shkup, Kryqi i Kuq i R.M, Т-Mobile, OJQ (Organizata joqeveritare), dhe tjera.

Pjesën profesionale nga punëtoria e udhëheqi Prof.d-r. Mihail Koçubovski, udhëheqës në sektorin e shëndetësisë ekologjike pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë. Gjatë kohës së punëtorisë ishte prezantuar publikimi I përkthyer në gjuhën shqipe dhe maqedonase „Kartela e vlerësimit të qasjes së barabartë me përkrahje të proceseve politike për arritjen e të drejtës së njeriut në ujë dhe sanitacion“ E njëjta u është shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve. Versioni elektronik në gjuhën shqipe, angleze dhe maqedonase do të postohet në veb-faqen e Institutit.

Punëtoria u mbajt me përkrahjen e Ministrisë së shëndetësisë, Ministrisë për politikë sociale dhe Të drejtat e grave nga Franca.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *