Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria filloi me rregullimin e energjisë elektrike në Lagjen e Trimave

Qeveria filloi me rregullimin e energjisë elektrike në Lagjen e Trimave

Kumanovë, 1 Qershor – Shteti filloi me investimet e para në Lagjen e Trimave pas konfliktit të armatosur në Kumanovë.

Si asnjëherë më parë institucionet publike të shtetit, nuk kanë vepruar me kaq urgjencë për një lagje shqiptare, si tani për Lagjen e Trimave që u shkatrua nè aksionin policor më 9 dhe 10 Maj.

Shteti ka bërë ndërhyrje urgjente në rregullimin e energjisë elektrike pas konfliktit të armatosur në Lagjen e trimave.
Sot, në këtë lagje, u bë edhe ndërhyrja në kanalizimin dhe ujësjellësin e kësaj lagjeje.

Ndoshta është dashur me u bë ndonjë aksion, që banorët e kësajë lagje të fitojnë kanalizime dhe beneficione tjera.

Rikujtojmë se qeveria Vmro-Bdi ndërmori një aksion në Kumanovë, ku nga kjo përleshje midis policisë dhe grupit të armatosur humbën jetën 18 persona.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *