Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria mirëpret lirimin e Haradinajt, kërkon nga sllovenët mospërsëritje të situatave të tilla

Qeveria mirëpret lirimin e Haradinajt, kërkon nga sllovenët mospërsëritje të situatave të tilla

19 qerhor-
Në një njoftim të Qeverisë thuhet se Qeveria e Kosovës thekson se ndalimi i Haradinaj ka qenë i paarsyeshëm dhe duke u bazuar në fletarrestet e padrejta të Serbisë, sidomos kur kemi parasysh se Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e autoriteteve sllovene për t’i dhënë fund procedurës për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe deputetit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një njoftim të Qeverisë thuhet se Qeveria e Kosovës thekson se ndalimi i Haradinaj ka qenë i paarsyeshëm dhe duke u bazuar në fletarrestet e padrejta të Serbisë, sidomos kur kemi parasysh se Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar mirëkuptimin e autoriteteve më të larta sllovene për kërkesën e autoriteteve qeveritare të Kosovës për kthimin e Haradinaj në Kosovë, rithekson kërkesën që Sllovenia të ndërmarrë të gjitha veprimet për të evituar përsëritjen e situatave të tilla, në të ardhmen. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Sllovenisë në proceset e integrimit evropian dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *