Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria vendos sot për emigrantët ilegal

Qeveria vendos sot për emigrantët ilegal

15 qershor-Me ndryshimet e reja ligjore çdo emigrantë obligohet që pranë çdo polici apo stacioni policor të bëj kërkesë për azil, apo të pajiset me dokumentin e qëndrimit për 72 orë dhe se do të largohet më pas nga vendi.

Qeveria e Maqedonisë sot do të vendos lidhur me valën masive të emigrantëve ilegal që kanë përfshirë vendin.

Planifikohet ndryshimi i Ligjit për azil, përmes së cilit emigrantëve do t`i lejohet për 72 orë të qëndrojnë në Maqedoni, duke vendosur që më pas të kërkojnë statusin e azilit apo të largohen nga vendi. Këto ndryshime ligjore do të miratohen për shkak të valës së madhe të emigrantëve, kushteve të këqija në qendrën e azilit në Shkup dhe mundësisë së përmirësimit të kushteve të qëndrimit të tyre, nëpërmjet ngritjes së qendrave të pranimit.

Ndryshimi i ligjit pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe të kalojë në Parlament, mirëpo edhe kjo do të zgjas për 8 ditë.

Me ndryshimet e reja ligjore çdo emigrantë obligohet që pranë çdo polici apo stacioni policor të bëj kërkesë për azil, apo të pajiset me dokumentin e qëndrimit për 72 orë dhe se do të largohet më pas nga vendi.

Gjithashtu hiqet kufizimi i shërbimeve për emigrantët, ashtu që atyre u mundësohet lëvizja me mjetet transportuese si taksi apo shërbime tjera nëpër vend. Deri tani ligji ndalonte që azilkërkuesit apo emigrantët ilegal të shfrytëzojnë transportin publik apo strehimin e tyre nëpër objekte publike apo bujtina në Maqedoni. Për shkak të kësaj ata shpeshherë kanë qenë viktima të grupeve kriminale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *