Home / Lajme / Maqedoni / Qindra emigrantë po kalojnë kufirin Maqedoni – Serbi

Qindra emigrantë po kalojnë kufirin Maqedoni – Serbi

24 qershor-Autoritetet hungareze nga shqetësimi për rritjen e fluksit të emigrantëve ka paralajmëruar ndërtimin e një muri gjigant për të parandaluar valën e madhe të emigrantëve, që pritet të shtohet gjatë javëve të ardhshme.

Qindra emigrantë ilegal kryesisht sirian dhe somalez po kalojnë kufirin Maqedoni – Serbi, për të shkuar drejt destinacionit të tyre final.

Ata kryesisht udhëtojnë me tren dhe se kalojnë përmes pikës kufitare hekurudhore Tabanoc. Ata sapo të mbërrijnë në pikën kufitare Tabanoc zbresin dhe drejtohen në këmbë drejt Serbisë, informon INA.

Atyre u duhet vetëm dy kilometra për të ecur për t`u future në territorin e Serbisë. Emigrantëve u ndalohet udhëtimi me trenat ndërkombëtar gjegjësisht ate të linjës Shkup – Beograd, andaj ata sapo të futen në Maqedoni shfrytëzojnë transportin publik vendor dhe të njejtën e shfrytëzojnë edhe në Serbi.

Destinacioni i tyre është Presheva për një pushim të shkurtër dhe më pas vazhdohet drejt kufirit me Hungarinë.

Autoritetet hungareze nga shqetësimi për rritjen e fluksit të emigrantëve ka paralajmëruar ndërtimin e një muri gjigant për të parandaluar valën e madhe të emigrantëve, që pritet të shtohet gjatë javëve të ardhshme.

Për shkak të frikës nga numri i shtuar i emigrantëve dhe mungesa e kushteve për t`u përballur, autoritetet serbe dje kanë kthyer drejt Maqedonisë rreth 400 emigrantë.

Derisa po vazhdon ky fluks masiv në kufirin Maqedoni – Serbi do të rreshtohen edhe policë hungarez dhe austriak, për shkak se policia e Maqedonisë nuk ka kapacitete për t`u përballur me emigrantët.

Emigrantët që hyjnë në territorin e Maqedonisë kanë të drejtën e qëndrimit prej 72 orëve dhe se pas këtij afati ata duhet të lëshojnë vendin, ose në të kundërtën të kërkojnë statusin e azilit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *