Home / Lajme / Maqedoni / Qindra emigrantë presin në kufij për të hyrë Maqedoni

Qindra emigrantë presin në kufij për të hyrë Maqedoni

28 qershor-“Na trajtojnë si kafshë. Për çfarë të drejta njerëzore flasin? Ku janë Kombet e Bashkuara, ku është BE-ja? Ku u zhduk Kryqi i kuq? Këtu ka njerëz të sëmurë, të lënduar që kanë ecur në këmbë me ditë të tera”, thonë emigrantët të dëshpëruar.

Qindra emigrant të vendosur në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në territorin grek, me ditë të tëra pa sukses janë duke tentuar të hyn në Maqedoni, njofton A1on.

Sipas tyre, emigrantët në qiell të hapur, pa ushqim dhe mbrojtje shëndetësore apelojnë për ndihmë. Greqia nga ata kërkon që ta lëshojnë territorin e tyre ndërsa Maqedonia i ndalon ata të futen në vend.

“Na trajtojnë si kafshë. Për çfarë të drejta njerëzore flasin? Ku janë Kombet e Bashkuara, ku është BE-ja? Ku u zhduk Kryqi i kuq? Këtu ka njerëz të sëmurë, të lënduar që kanë ecur në këmbë me ditë të tera”, thonë emigrantët të dëshpëruar.

Emigrantët në afërsi të kufirit në Gjevgjeli, por në territor të Greqisë thonë se policia e Maqedonisë ju ka thënë atyre se Serbia ka paralajmëruar mbyllje të kufirit dhe nuk do të mund të dalin në Evropë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *