Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i DASH: Në Maqedoni keq e më keq

Raporti i DASH: Në Maqedoni keq e më keq

26 qershor-Raporti jep sinjale negative e se ka maltretim fizik të të paraburgosurëve dhe të burgosurëve nga ana e policisë dhe shërbimet e burgjeve, por edhe kushtet e këqija në burgje dhe institucionet psikiatrike.

Vlerësime tejet negative për të mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni.

Këto vlerësime janë evidentuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar të enjten lidhur me të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014.

Korrupsioni dhe mosrespektimi i së drejtës janë vërejtjet kryesore për Maqedoninë.

Në raport evidentohen vlerësime negative për kufizimin e lirisë së medias, ndërhyrjen në gjyqëesor dhe ndjekjen selektive penale.

DASH thekson se në gjyqësorin e vendit ka ndërhyrje të politikës, joefikasitet dhe favorizim të personaliteteve, prolongim të proceseve, shkelje të procedurat gjyqësore dhe korrupsion.

Raporti jep sinjale negative e se ka maltretim fizik të të paraburgosurëve dhe të burgosurëve nga ana e policisë dhe shërbimet e burgjeve, por edhe kushtet e këqija në burgje dhe institucionet psikiatrike.

Problem është edhe kufizimi i së drejtës për azil, dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, diskriminimi ndaj invalidëve, romëve dhe etniteteve të tjera etnike si dhe komunitetin LGBT.

Raporti jep vlerësime negative edhe ndaj kufizimit të lirisë së medias dhe vërejtjet për përfitimin dhe afërsinë e disa mediave me pushtetin aktual. Sipas DASH, mediat në Maqedoni janë të ndara në linja etnike dhe politike. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *