Home / Lajme / Maqedoni / Raufi: “Komandant Malisheva po trajtohet si qen në burgun e Prilepit”

Raufi: “Komandant Malisheva po trajtohet si qen në burgun e Prilepit”

19 qershor-“Janë në kushte mizore. Posaçërisht keq po trajtohet Andi Krasniqi-Malisheva, të cilin e kanë vendosur në qeli për të vetmuar. E trajtojnë si qen. E takova sot dhe më tha :do të çmendem. Po bëj muhabet me vetveten. Policia sillet shumë keq”, deklaroi , avokati Raufi, duke sqaruar gjendjen e Krasniqit dhe Shehut.

Naser Raufi, avokati mbrojtës i disa prej të arrestuarve në Kumanovë, ka vizituar sot në burgun e Prilepit, Andi Krasniqin- Malishevën dhe Demë Shehun-Junikun. Ai është dëshpëruar kur ka vërejtur kushtet dhe mënyrën se si po trajtohen Krasniqi dhe Shehu në burgun e Prilepit, ku janë transferuar para dy ditëve.

“Janë në kushte mizore. Posaçërisht keq po trajtohet Andi Krasniqi-Malisheva, të cilin e kanë vendosur në qeli për të vetmuar. E trajtojnë si qen. E takova sot dhe më tha :do të çmendem. Po bëj muhabet me vetveten. Policia sillet shumë keq”, deklaroi , avokati Raufi, duke sqaruar gjendjen e Krasniqit dhe Shehut.

Raufi thekson se përveç keqtrajtimit nga organet e burgut edhe gjendja shëndetësore e dy të arrestuarve është shumë e rëndë. Sipas Raufit, arsyetimi për transferimin e tyre në burgun e Prilepit është i pabazuar.

“Andi Krasniqi është me bronkit, kurse Demë Shehu ka astmën. I kanë sjellë në burgun e Prilepit me pretekst se në burgun e Shutkës nuk ka vend. Mirëpo vendosja e Krasniqit në vetmi paraqet shkelje të prezumcionit të pafajësisë. Në kushte të tilla vendosen ata që bëjnë ndonjë incident, gabim, ose shkelin rendin e burgut, kurse Krasniqi nuk ka bë diçka të tillë pas arrestimit”, sqaron Raufi.

Në mesin e fajtorëve kryesorë për keqtrajtimin e të arrestuarve në aksionin e Kumanovës, Raufi përmend ministrin e drejtësisë Adnan Jasharin dhe Avokatin e Popullit, Ixhet Mehmeti. Ai paralajmëron se zyrtarisht do të ankohet deri te këto institucione, mirëpo nuk është optimist se reagimi do të ketë ndonjë efekt, pasi siç vlerëson “ata dy nuk e kryejnë punën e tyre”.

“Do të reagoj menjëherë te Avokati i Popullit dhe te Ministri i Drejtësisë, por çka të reagosh, kur është si të reagosh në vesh të shurdhër. Nuk e kryejnë punën e tyre këta dy. Ministri është kompetent për burgjet, avokati i popullit është për të drejtat e njeriut. Mirëpo nuk ka hajr as prej njërit, as prej tjetrit. Kemi reaguar edhe më herët, por nuk ka pasur efekt”, thotë Raufi i revoltuar.

Në momentin kur e kontaktuam ai udhëtonte për në Manastir, ku duhej të vizitojë të arrestuarin Shefqet Hallaçi. Raufi tha se në bazë të informacioneve paraprake që i ka marrë jozyrtarisht, as Hallaçi nuk është në gjendje më të mirë se Krasniqi dhe Shehu

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *