Home / Lajme / Rajon / Serbi, babai mbyt djalin 1 vjeçar

Serbi, babai mbyt djalin 1 vjeçar

19 qershor-Megjithatë, raportohet se të mërkurën, kur ndodhi tragjedia dhe kur u arrestua, Kurtiq ka thënë para policëve se i vjen keq cfarë ka ndodhur dhe se shpreson që Zoti do t’ia shëptojë djalin, i cili në ato momente ndodhej në spital.

Shtetasi i Serbisë, Kurteshi Kurtiq nga Zemuni, ka mbytur djalin e tij, 12 muajsh, duke e hedhur në dysheme me forcë dhe duke e goditur e shkelmuar shumë herë.

Për pasojë, një vjeçari D.M. nuk u shpëtoi lëndimeve të shumta në stomak dhe kokë, pavarësisht operacionit në spital, ku vdiq të mërkurën rreth orës 23 e 30.

Kurtiq besohet se e vrau të birin pasi familja e akuzoi se vogëlushi nuk është i tij, njofton Alo, transmeton Klan Kosova.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta në Serbi, duke e konsideruar skandalin më të madh në disa vitet e fundit, të kësaj natyre.

25 vjecari thuhet se nuk po merakoset fort për atë që ka bërë.

“Edhe pse iu tha se djali i ka vdekur, ai dje nuk shfaqi kurrfarë emocionesh. Vetëm rrinte ulur dhe heshte në burg”, ka thënë një burim i gazetës.

Megjithatë, raportohet se të mërkurën, kur ndodhi tragjedia dhe kur u arrestua, Kurtiq ka thënë para policëve se i vjen keq cfarë ka ndodhur dhe se shpreson që Zoti do t’ia shëptojë djalin, i cili në ato momente ndodhej në spital.

Alo! mëson se i arrestuari edhe më herët e ka keëtrajtuar të birin, pasi ka dyshuar që është i tij, por askush nuk e ka paraqitur atë te organet e rendit

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *