Home / Lajme / Rajon / Serbia i ngre përmendore shkaktarit të Luftës së Parë Botërore

Serbia i ngre përmendore shkaktarit të Luftës së Parë Botërore

29 qershor-Qindra serbë morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të këtij monumenti, e cila u mbajt në Beograd më 28 qershor, pikërisht në datën e njëjtë kur ndodhi vrasja më 1914.

Serbia ka zbuluar monumentin e Gavrilo Princip, vrasësit të princit të kurorës së Astro-Hungarisë, Franz Ferdinand në Sarajevë, ngjarje kjo që ndihmoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Princip, një nacionalist serb i Bosnjës, akoma provokon kundërthënie në Ballkanin e ndarë etnikisht.

Qindra serbë morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të këtij monumenti, e cila u mbajt në Beograd më 28 qershor, pikërisht në datën e njëjtë kur ndodhi vrasja më 1914.

Në këtë ditë është edhe festa kombëtare e serbëve, Vidovdani.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka përshkruar Princip si një hero. Ndërkaq jashtë shtetit serb, Princip cilësohet si terrorist.

Ai tha se “Princip është një simbol i idesë së lirisë”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *