Home / Lajme / Rajon / Serbia nuk ka vend në BE

Serbia nuk ka vend në BE

24 qershor-Në teksitn e projektrezolutës thuhet se: “duke pasur parasysh mospajtimet e thella midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, pastaj mospajtimeve ekzistuese lidhur me rregulloret për çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe dallimet lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe interesat gjeostrategjike të Serbisë me Rusinë, u propozohet institucioneve të BE-së të ndërprejnë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE”.

Deputetët e Fronti Kombëtar të Marine Le Penit kanë paraqitur propozim rezolutën për ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE.
Eurodeputetët francezë nga partia e djathë “Fronti Nacional” e drejtuar nga Martin lë Pen, i kanë dorëzuar Parlamentit Evropian një propozim rezolutë me të cilën u kërkohet institucioneve të Bashkimit Evropian ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ndër arsyet përmendet edhe Kosova.
Partia e djathë Fronti Nacional i Martin Lë Penit, projekt rezolutën për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve midis BE-së dhe Serbisë, për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, e ka bërë përmes grupit të ri parlamentar të themeluar në Parlamentin Evropian, i cili ka 36 deputetë.
Nënshkrues të këtij dokumenit janë eurodeputetët: Stiv Brioa, Dominik Bild, Sofi Montel, Mirej D’Ornano, Emerik Shoprad. Në teksitn e projektrezolutës thuhet se: “duke pasur parasysh mospajtimet e thella midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, pastaj mospajtimeve ekzistuese lidhur me rregulloret për çështjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe dallimet lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe interesat gjeostrategjike të Serbisë me Rusinë, u propozohet institucioneve të BE-së të ndërprejnë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE”.
Në projekt rezolutë konstatohet gjithashtu se me pranimin e Serbisë në BE do të rrezikohen raportet me shtetet të cilat dikur ishin pjesë e ish Jugosllavisë.
Siç njofton gazeta ‘Danas’, projektrezoluta i është dorëzuar presidentit të Parlamentit Evropian, Marin Shulc, ndërsa nga ai kërkohet që ky dokument ti dorëzohet Komisonit Evropian, Këshillit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së.
Sipas gazetës serbe ‘Danas’, me tekstin e projektrezolutës janë njoftuar edhe ministrat e Qeverisë së Serbisë dhe deputetët e Kuvendit të Serbisë. /RTK/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *