Home / Lajme / Rajon / Shqipëri, shpallen fituesit e parë nga zgjedhjet vendore

Shqipëri, shpallen fituesit e parë nga zgjedhjet vendore

22 qershor-Pas numërimit të votave të 243 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me 12 221 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Koalicioni i partive të majta në Shqipëri i udhëhequr nga PS sipas rezultateve të para jozyrtare ka fituar në zgjedhjet vendore.

Fitorja e 9 bashkive ku u mbyll numërimi

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Evropiane të drejtuar nga Partia Socialiste dhe LSI kanë arritur të fitojnë në 9 bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit.

Në 4 vitet e ardhshme bashkia e Hasit, Skraparit, Pustecit, Delvinës, Kolonjës, Libohovës, Peqinit, Fushë Arrzit dhe Pukës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota.

Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota. Luiza Mandi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave në Libohovë, duke mundur Altin Çomon e APPD-së me 46.35%.

Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.

Në Tiranë kryeson Erion Veliaj përballë Halim Kosovës

Procesi i numërimit vazhdon për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përditësimet e fundit të pas orës 09:00 të mëngjesit të së hënës, flasin për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Pas numërimit të votave të 243 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me 12 221 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Kandidati i ASHE ka marrë 53.44% të votave, ndërsa Halim Kosova 38.83%. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.4% të votave, Sazan Guri 1.13%, Arban Tafaj 0.92% dhe Dhimitër Muslia 0.28% të votave.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme. Epërsia e kandidatëve të majtë është edhe në bashkitë dhe njësitë e tjera administrative.

Zgjedhjet e djeshme në Shqipëri ishin të rregullta me disa incidente të vogla që nuk ndikuan në procesin e përgjithshëm zgjedhor. Zgjedhjet u zhvilluan në 61 kryetarë bashkish në 12 qarqet e vendit. Për herë të parë është aplikuar harta e re territoriale, e cila u arrit si pasojë e reformës territoriale mes dy forcave kryesore politike.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *