Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptari i ISIS-it, Almir Daci: Do të ketë plot surpriza

Shqiptari i ISIS-it, Almir Daci: Do të ketë plot surpriza

06 Qershor – “Për momentin nuk janë në plan sulme ndaj shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Janë disa vende që kanë përfituar toka pas Traktatit të Londrës që janë në shenjestër.

“Do të ketë plot supriza”. Kështu përgjigjet Abu bakr Al-Albani, një nga anetarët e ISIS, i pyetur nga Java News pas videos së publikuar ku së bashku me Abu Muqatil (Al Kosovi) kërcënonin me sulme terroriste në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

I kontaktuar përmes rrjetit social Facebook, Abu bakr Al-Albani thotë se ata që duhet të friksohen janë politikanët, policia dhe ushtria.

“Për momentin nuk janë në plan sulme ndaj shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Janë disa vende që kanë përfituar toka pas Traktatit të Londrës që janë në shenjestër. Por se kur dhe në çfarë mënyre do të ndodhin sulmet nuk mund ta tregoj. Mund të ndodh me armatim apo dhe hiç fare pa u lodhur, sulm i mirëkoordinuar kibernetik”, thotë Abu bakr Al-Albani.

Ndërsa nuk përgjigjet për shumë pyetje të bëra, për jetën që bëjnë në Siri apo Irak, apo sa shqiptarë të tjerë ka që luftojnë në krah të ISIS, ai thotë se shumë nga ata që kanë shkelur rregullat e Sheriatit do i vënë në tek të shpatës.

Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) paralajmërojnë hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët”, ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përçajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nënçmuar myslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”.

Ndaj videos së publikuar nga Shteti Islamik me përmbatje kërcënuese, ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman.

“Xhihadi është një zgjedhje personale që nuk ka lidhje me Komuniteti Mysliman. Mund të them madje që Komuniteti Mysliman e urren këtë lëvizje dhe këto akte. Sepse ato bien ndesh me ligjet e Allahut. Natyrisht nga ana tjetër këto zgjedhje personale janë të rrezikshme dhe meritojnë një vëmendje maksimale”, ka thënë për Java News, Ali Zaimi zv/kreu i Komunitetit Mysliman.

Emri i luftës i shqiptarit Almir Dacit është Abu bakr Al-Albani.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *