Home / Lajme / Maqedoni / Shtajnamajer me porosi direkte për Gruevskin

Shtajnamajer me porosi direkte për Gruevskin

12 qershor-„Nuk përjashtohet mundësia për kthim mbrapa, nëse përgjegjësit politikë nuk e arsyetojnë përgjegjësinë e tyre. Javën e kaluar dukej se u shënua një hap para, se në një të ardhme të afërt është hapur rruga për zgjedhje të reja”.

Ministri i jashtë gjerman Frank Vallter – Shtajnamajer ka folur para Komisionit të jashtëm të Parlamentit lidhur me nevojën për vazhdimin e prezencës gjermane në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, por pjesën më të madhe të fjalimit ja ka kushtuar Maqedonisë, duke shprehur shqetësime për zhvillimet këtushme, raporton Dojçe Vele.

“Me shqetësim këtyre ditëve po e përcjelli zhvillimet në Maqeodnisë. Të enjten bisedova me eurokomisarin Han, i cili po bën përpjekje të mëdha për të ndërmejtësuar mes palëve në contest. Raportet mes grupeve të ndryshme etnike atje janë të brishta”, ka thënë Shtajnmajer.

„Nuk përjashtohet mundësia për kthim mbrapa, nëse përgjegjësit politikë nuk e arsyetojnë përgjegjësinë e tyre. Javën e kaluar dukej se u shënua një hap para, se në një të ardhme të afërt është hapur rruga për zgjedhje të reja”.

“Gjatë kësaj u mbajtën bisedime rreth asaj se si do të dukej periudha deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja që të gjitha grupacionet etnike dhe politike të kenë fer shansa në ato zgjedhje. Bisedimet e së mërkurës nuk kaluan mirë. Shpresoj se së shpejti do të të mund të përsëriten. Shpresoj poashtu se kryeministri i Maqedonisë e din se: ai që në Ballkanin Perëndimor gjendet në rrugën drejt Europës dhe që shpreson se do të arrijë atje, ai mund të kalojë me sukses këtë rrugë vetëm nëse me të vërtetë merr përgjegjësi për ruajtjen e strukturave demokratike të shtetit juridik”, ka potencuar Shtajnamjer në mesazhin e drejtpërdrejtë deri te kryeministri Gruevski.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *