Home / Lajme / Maqedoni / Sllovenia mbetet mbështetëse e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë

Sllovenia mbetet mbështetëse e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë

23 qershor-Sllovenia shpalli pavarësi nga IRFJ në bazë të referendumit për pvarësi më 25 qershor 1991. Vendi iu bashkua NATO-s në mars të viti 2004, ndërsa BE-së në maj po të njëjtin vit.

epublikës së Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta ndihmojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pasi që këtë e zgjodhën liderët dhe qytetarët e Maqedonisë, tha sot ambasadori slloven, Branko Rakovec në pritjen në Shkup me rastin e shënimit të 24-vjetorit të pavarësisë së Sllovenisë.

“Qytetarët dhe liderët e Maqedonisë e bënë përzgjedhjen. Ata dëshirojnë stabilitet, harmoni dhe prosperitet. Ata i zgjodhën qëllimet strategjike për të ardhmen e tyre. Dëshirojnë të jetojnë në një vend me vlera euroatlantike. Dëshirojnë të bëhen anëtare të plotfuqishme në integrimet euroatlantike. Dhe kjo është ajo që qytetarët e Maqedonisë në të vërtetë e meritojnë. Sa i takon përgjegjësisë, mund t’ju bind se Sllovenia edhe më tej do të jetë mike e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE dhe do të vazhdojmë t’u japim mbështetjen” , deklaroi Rakovec.

Në pritjen në të cilën morën pjesë kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanoski, ministrat në Qeveri, përfaqësues të institucioneve, bashkësisë së biznesit, anëtarë të korit diplomatik, përfaqësues të bashkësive fetare dhe mysafirë të tjerë, ai theksoi se Sllovenia dhe Maqedonia kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore të cilat datojnë që nga koha kur ishin pjesë e një shteti të përbashkët. E theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në lidhje me turizmin, kulturën dhe në veçantë ekonominë.

Sllovenia shpalli pavarësi nga IRFJ në bazë të referendumit për pvarësi më 25 qershor 1991. Vendi iu bashkua NATO-s në mars të viti 2004, ndërsa BE-së në maj po të njëjtin vit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *