Home / Lajme / Maqedoni / Sot takohen liderët, pak shpresa për marrëveshje

Sot takohen liderët, pak shpresa për marrëveshje

29 qershor-Ky takim është parë me pesimizëm pasi liderët e dy partive më të mëdha në pushtet dhe opozitë, hyjnë me qëndrime diametralisht të kundërta. Gruevski ka paralajmëruar se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, ndërsa Zaev ka vendosur largimin e Gruevskit kusht kryesorë për arritjen e marëveshjes

Liderët e katër partive më të mëdha në vend, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi do të takohen sot në Shkup në një tenti të ri për të gjetur zgjidhje për krizën politike. Në takimin e sotëm nuk do të merr pjesë komesari për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Han, ndërsa do të marin pjesë ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli. Ky takim është parë me pesimizëm pasi liderët e dy partive më të mëdha në pushtet dhe opozitë, hyjnë me qëndrime diametralisht të kundërta. Gruevski ka paralajmëruar se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, ndërsa Zaev ka vendosur largimin e Gruevskit kusht kryesorë për arritjen e marëveshjes. Gruevski në paraqitjet e tij të fundit pranoi të ndajë poste ministrore me opozitën, të bëjë ndryshime në legjislativën zgjedhore dhe në KSHZ, si dhe ti jep opozitës edhe poste udhëheqëse në organe dhe drejtori të pavarura shtetërore si Antikorrupsioni dhe të ngjashme, por jo edhe postin e kryeministrit. Jozyrtarisht mësohet se Gruevski ka pranuar të lëshojë ulësen e tij vetëm tre muaj para zgjedhjeve. Por, LSDM mbetet në qëndrimin se gjashtë muaj para zgjedhjeve vendi duhet të udhëhiqet nga një Qever kalimtare pa Gruevskin, qeveri kjo që do t’i adresojë rekomandimet e Komisionit Evropian si dhe do t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat sipas marëveshjes së 2 Qershorit, duhet të mbahen në muajin prill të vitit të ardhëshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *