Home / Lajme / Maqedoni / Spasov: Shtesa e posaçme për fëmijët me pengesa në zhvillim është rritur për 25 për qind

Spasov: Shtesa e posaçme për fëmijët me pengesa në zhvillim është rritur për 25 për qind

19 qershor-Ai sot realizoi takim me kryetarët e lidhjeve kombëtare të personave me invaliditet, në të cilën biseduan për disa projekte të cilat janë propozime të tyre dhe janë në fazë të realizmit. Qëllimi i takimit është që ministri t’i dëgjojë mendimet e tyre për projektet që ato sa më mirë të implementohen.

Vlera e shtesës së posaçme për fëmijë me pengesa në zhvillim nga familjet e pasiguruara materiale prej sot është rritur për 25 për qind.
“Është realizuar edhe një premtim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Rreth 1.030 prindër sot në llogaritë e tyre morën shtesë të rritur të posaçme për 25 për qind. Për rritjen janë siguruar 18,5 milionë denarë për një periudhë prej një viti”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Ai sot realizoi takim me kryetarët e lidhjeve kombëtare të personave me invaliditet, në të cilën biseduan për disa projekte të cilat janë propozime të tyre dhe janë në fazë të realizmit. Qëllimi i takimit është që ministri t’i dëgjojë mendimet e tyre për projektet që ato sa më mirë të implementohen.
“Një nga projektet është granti për vetëpunësim për persona me invaliditet, i cili së shpejti do të fillojë të realizohet. Do të vazhdojmë të japim maksimumin lidhur me përmirësimin e drejtësisë së personave dhe fëmijëve me pengesa në zhvillimin, personave me invaliditet, që të përmirësohet jeta e tyre e përditshme”, tha Spasov.
Kryetarët e lidhjeve kombëtare të personave me invaliditet janë të kënaqur nga mbështetja që e marrin nga MPPS.
Branimir Jovanovski, kryetar i Lidhjes kombëtare të personave me invaliditet të lehtë “Mobilitet Maqedoni”, deklaroi se kanë komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në realizimin e të drejtave dhe përmirësimin e gjendjes së personave me invaliditet të lehtë trupor.
“Një prej nevojave të tyre bazë, veçanërisht të personave me invaliditet më të rëndë, janë të ardhurat sociale dhe çdo rritje është përmirësim i situatës në të cilën gjenden. Sot do të bisedojmë edhe për punësimet e këtyre personave që është shumë e rëndësishme që të fitojnë ekzistencën e tyre dhe të mund të bartin vendime të rëndësishme në jetë. Shpresoj se këto projekte do të lindin me një fryt dhe se për një kohë të shkurtë do të mund të lavdërohemi se pozita e personave me invaliditet më të lehtë dhe e llojeve tjera të invaliditetit është edhe më e mirë”, theksoi Jovanvski.
Vasko Markov nga Lidhja kombëtare e shurdhërve dhe personave me vështirësi dëgjimi u falënderua për projektet të cilat o shfrytëzojnë anëtarët e tyre.
Kryetari i Lidhjes kombëtare të të verbërve Zharko Selkovski, gjithashtu, në emër të anëtarësimit të tyre u falënderua për projektet që i realizojnë MPPS dhe Qeveria.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *