Home / Lajme / Rajon / Spekulimet serbe: Priten sulme terroriste në veri dhe Luginë të Preshevës

Spekulimet serbe: Priten sulme terroriste në veri dhe Luginë të Preshevës

7 qershor-“Kreator të këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të komplikojnë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre është para se gjithash që të eliminohen disa persona që mund të jenë dëshmitarë kund ish pjesëtarëve të UÇK-së, para Gjykatës për.

Si në rastin e Kumanovës, mediet e Serbisë vazhdojnë të spekulojnë për sulme terroriste që priten të ndodhin në veri të Kosovës dhe Luginën e Preshevës.

Ata thonë se tri aksione janë planifikuar të bëhen nga 25 deri 28 qershor. Kështu thekson gjenerali Momir Stojanoviq ish njeriu i parë i VBA (Agjencisë Ushtarake të Sigurisë) dhe kryetar aktual i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për kontrollin e shërbimit të sigurisë.

“Kreator të këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të komplikojnë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre është para se gjithash që të eliminohen disa persona që mund të jenë dëshmitarë kund ish pjesëtarëve të UÇK-së, para Gjykatës për.

Krime lufte, që pritet të formohet në Kosovë. Duke qenë që formimi i kësaj gjykate është paralajmëruar për shtator, terroristet kanë për detyre që deri atëherë të eliminojnë të gjithë dëshmitarët e palakmueshëm”, tha Stojanoviq.

Tri aksione janë planifikuar nga 25 deri 28 qershor, transmetojnë mediat serbe, citon Indeksonline.

I pyetur prej nga këto informata dhe nëse ka leje që t’i transmetojë në opinion, ai tha se “informatat i kam marrë ng burime mirë të informuara që nuk mund t’i zbulojë”.

“Ndërsa leja? Nga kush të kërkoj leje që t’i publikoj. Nuk kam nevojë për këtë”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *