Home / Lajme / Maqedoni / Spiegel: Maqedonisë po i kanoset luftë qytetare

Spiegel: Maqedonisë po i kanoset luftë qytetare

12 qershor-Maqedonia – kandidate për në BE dikur ishte vendi model në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2001 ky vend për disa muaj u përfshi në luftime mes ushtrisë dhe milicisë shqiptare, por konflikti u qetësua nëpërmjet ndërmjetësimit të BE-së.

Revista gjermane “Spiegel” shkruan sot se negociatat për dalje nga kriza në Maqedoni nuk dhanë rezultat dhe se këtij shteti ballkanik po i kanoset luftë qytetare.

“Që nga eskalimi i përgjakshëm gjatë aksionit në Kumanovë, në këtë shtet ballkanik po kulminon kriza afatgjate. Gjatë kohës së qeverisë së kryeministrit nacionalist dhe djathtist Nikolla Gruevski, i cili është në pushtet që nga viti 2006, Maqedonia u fut në situata diktatoriale dhe mafioze”, ka shkruar “Spiegel”.

Më tej nënvizohet se pas as demonstratave të mëdha opozitare në kryeqytet, transmeton kp, shefi i qeverisë maqedonase solli në Shkup mijëra përkrahës të vetë të cilët i shprehën simpatitë ndaj tij. “Pas disa përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe oponentëve të qeverisë në ajër po ndihet skenar për luftë të re qytetare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan “Spiegel”.

Pas një veprimi të përgjakshëm mes policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë, ky vend ballkanik është në kulmin e një krize politike tashmë të zgjatur.

Maqedonia – kandidate për në BE dikur ishte vendi model në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2001 ky vend për disa muaj u përfshi në luftime mes ushtrisë dhe milicisë shqiptare, por konflikti u qetësua nëpërmjet ndërmjetësimit të BE-së.

Shqiptarëve të Maqedonisë duhet t’i jepen të drejtat që i kërkojnë. Megjithatë, zbatimi i tyre deri tani ka ngecur prapa. Situata politike në këtë vend u përshkallëzua nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në prill të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *