Home / Lajme / Botë / Studentët që ecin me celularë në dorë do të kenë një vendkalim të veçantë në shkallët e universitetit

Studentët që ecin me celularë në dorë do të kenë një vendkalim të veçantë në shkallët e universitetit

19 qershor-
Ditë më parë, u njoftua se një qytet në Belgjikë kishte vendosur një korsi të veçantë për personat që përdorin telefonin kur ecin. Kjo nuk ishte iniciativë e qeverisë belge, por e një dyqani që merret me riparimin e telefonave inteligjentë në qytetin Antwerp, në Belgjikë.

Për të shmangur përplasjet mes studentëve, të cilët përdorin telefonin inteligjent ndërkohë që po lëvizin nëpër shkallët e universitetit, drejtuesit e një universiteti në SHBA kanë vendosur që t’i ndajnë shkallët në tri pjesë.

Njëra është për ata që ecin, tjetra për ata që janë me vonesë dhe duhet të vrapojnë për të kapur mësimin, dhe e treta për ata që janë duke përdorur telefonin. Ideja nisi si një shaka, por është përkrahur nga përdorues të internetit në të gjithë botën, sidomos nga studentët.

Ditë më parë, u njoftua se një qytet në Belgjikë kishte vendosur një korsi të veçantë për personat që përdorin telefonin kur ecin. Kjo nuk ishte iniciativë e qeverisë belge, por e një dyqani që merret me riparimin e telefonave inteligjentë në qytetin Antwerp, në Belgjikë.

Korsitë janë shënjuar me viza të bardha dhe janë lehtë të dallueshme, ndërsa aty shkruan “korsia për këmbësorë që shkruajnë mesazhe”. /krokodili.al/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *