Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet me gurë autobusi urban

Sulmohet me gurë autobusi urban

5 qershor-
Kjo linjë e autobusëve me numër 51 shfrytëzohet në këtë orë nga banorët e kësaj komune, kryesisht nxënësit dhe studentët. Banorët theksuan se sulmi ka ndodhur rreth orës 20.30, duke u sulmuar me gurë dhe si pasojë është thyer një dritare e autobusit.

Persona të panjohur mbrëmë në periferi të Shkupit kanë sulmuar autobusin urban që ka si destinacion fshatin Studeniçan.

Kjo linjë e autobusëve me numër 51 shfrytëzohet në këtë orë nga banorët e kësaj komune, kryesisht nxënësit dhe studentët. Banorët theksuan se sulmi ka ndodhur rreth orës 20.30, duke u sulmuar me gurë dhe si pasojë është thyer një dritare e autobusit.

Dëshmitari i ngjarjes për “Lajmpress” rrëfen se ngjarja ka ndodhur derisa autobusi po lëvizte nëpër lagjen “Pintia”, lagje kjo e banuar me Maqedonas.

Nuk ka udhëtarë të lënduar, vetëm dëm i vogël material. Sipas dëshmitarit nuk është rast i parë, shpesh ndodh po në të njëjtën lagje të sulmohet autobusi nga persona të panjohur. Ky incident po rikthen frikën nga incidentet në autobusët urban, ky viteve të fundit janë ndodhur dhjetëra incidente si sulme me gurë dhe rrahje në autobusë, kryesisht të të rinjve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *