Home / Lajme / Maqedoni / Takohen liderët, kërkojnë dalje nga kriza

Takohen liderët, kërkojnë dalje nga kriza

19 qershor-Sipas Zaev, partitë politike kanë kohë deri në fund të muajit, përndryshe do të fillojë të shkruhet raporti i progresit të Maqedonisë, me të cilin do të vendoset nëse vendi do të mbajë rekomandimin për anëtarësim në BE ose do ta humbasë atë.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se sot do të ketë një takim në Shkup mes liderëve të partive më të mëdha politike. Sipas tij përveç kryetarëve të katër partive politike, LSDM, VMRO DPMNE, BDI dhe PDSH, në takim pritet të marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i SHBA-ve, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Në takim pritet të bisedohet për daljen nga kriza duke marrë parasysh edhe afatin e fundit që LSDM ka dhënë për arritjen e një marrëveshje.

Sipas Zaev, partitë politike kanë kohë deri në fund të muajit, përndryshe do të fillojë të shkruhet raporti i progresit të Maqedonisë, me të cilin do të vendoset nëse vendi do të mbajë rekomandimin për anëtarësim në BE ose do ta humbasë atë.

Sipas Zaev, Gruevski nuk duhet të vazhdojë të jetë kryeministër dhe të organizojë zgjedhjet e parakohshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *