Home / Lajme / Maqedoni / Të dhëna alarmante për fëmijët që përdorin drogë

Të dhëna alarmante për fëmijët që përdorin drogë

26 qershor-“Asnjë fëmijë nuk ka përdorur drogë, nga shkaku se nuk ka pasur çfarë të bëjë, të gjithë ata fëmijë kanë një arsye pse e kanë bërë atë dhe ne duhet të orientohemi në parandalimin, të mundësojmë kujdes të duhur”, u shpreh Jana Zegnovska, psikologe Megjashi.

Një fëmijë tre vjeçar ka inhaluar ngjitës, ndërsa një tetëvjeçar ka përdorur heroinë. Të dhënat e Shoqatës HOPS janë të tmerrshme, të publikuara në ditën Ndërkombëtare kundër përdorimit të drogës. Sipas të dhënave të kësaj Shoqate nga fillimi i vitit janë regjistruar 76 raste të të miturve të cilët marrin drogë. Problemi, sipas tyre, është se shteti nuk ka një sistem për të monitoruar situatën e fëmijëve që përdorin drogë.

“Nuk ka programe integrale që përmbajnë trajtim të rehabilitimit dhe risocializimit të fëmijëve që përdorin drogë, por edhe programe që do të kenë staf të trajnuar për të përmbushur nevojat që kanë fëmijët. Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2012 ka filluar me përgatitjen e një protokolli që do të shërbente për organizimin e programeve për trajtim, por për fat të keq ky protokoll nuk është miratuar”, tha Natasha Boshkova-HOPS.

Psikologët shpjegojnë se mund të ketë arsye të ndryshme pse fëmijët përdorin droga.

“Asnjë fëmijë nuk ka përdorur drogë, nga shkaku se nuk ka pasur çfarë të bëjë, të gjithë ata fëmijë kanë një arsye pse e kanë bërë atë dhe ne duhet të orientohemi në parandalimin, të mundësojmë kujdes të duhur”, u shpreh Jana Zegnovska, psikologe Megjashi.

Nga HOPS alarmojnë edhe për probleme të tjera si mundësimi i mbrojtjes adekuate shëndetësore për këta fëmijë. Ata theksojnë shembullin e një fëmije 11 vjeçar i cili 2 vjet ka përdorur heroinë, ndërsa Qendra Klinike ka refuzuar ta pranojë për trajtim. Shpjegimi ka qenë se nuk janë kompetent.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *