Home / Lajme / Maqedoni / Të hënën në Shkup vazhdojnë negociatat

Të hënën në Shkup vazhdojnë negociatat

12 qershor-Mosarritja e marrëveshjes ka të bëjë me qëndrimet kontradiktore të liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit ka bërë të qartë kërkesën për një qeveri kalimtare pa Gruevskin si kryeministër.

Raundi i radhës i negociatave për zgjidhjen e krizës politike do të vazhdojë ditën e hënë, pas dështimit të negociatave kyçe me eurokomisionerin për zgjerim Johannes Hahn në Bruksel.

Lajmi për vazhdimin e bisedimeve është lansuar nga disa media opozitare maqedonase, por nuk bëhet e ditur se në çfarë formati dhe kush do të jetë i pranishëm nga lehtësuesit ndërkombëtarë, informon INA.

Ky tentim i radhës është imponuar nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të negociatave 12 orëshe që filluan të mërkurën pasdite në Bruksel, me iniciativë të eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.

Mosarritja e marrëveshjes ka të bëjë me qëndrimet kontradiktore të liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit ka bërë të qartë kërkesën për një qeveri kalimtare pa Gruevskin si kryeministër.

Por Gruevski ka ofruar opsione të tjera, por duke mbetur ai udhëheqës i një qeverie kalimtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *