Home / Lajme / Maqedoni / Teatri i tetovës sjell shfaqen “ART”

Teatri i tetovës sjell shfaqen “ART”

14 qershor-Skenografia e shfaqjes është përgatitur nga Petrit Bakalli, kostumet nga Edlira Qyshka dhe muzika nga Nita Reçi dhe Sara Sinani. Aktorët që luajnë janë Petrit Neziri, Arsim Fazlia dhe Adrian Aziri. Përshkak se shfaqja është kamertale numri i spektatorëve do të jetë i kufizuar prandaj shfaqja do të jepet tri netë radhazi, respektivisht me 16, 17 dhe 18 Qershor në ora 20:00 dy netët e para dhe në 21:30 natën e fundit.

Teatri i Tetovës vjen me një shfaqje të re para spektatorëve të vet. Bëhet fjalë për shfaqjen “ART” autore e së cilës është Yasmina Reza ndërkaq regjisor i shfaqjes është Qëndrim Rijani. “Art” është vepër franceze e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1994 në “Comédie des Champs-Élysées“ në Paris. E përkthyer dhe adaptuar në gjuhën angleze nga Christopher Hampton është shfaqur në “London West End“ ne vitin 1996. “Art” është luajtur në “Broadway” me aktorët Alan Alda, Victor Garber dhe Alfred Morina i cili u nominua në “Tony Award” për aktor më të mirë. “Art“ ka marrë çmimin “Tony” për shfaqje më të mirë dhe është shpallur si një ndër 600 shfaqjet më të luajtura në po këtë teatër.

Vepra sjell pikëpyetje të shumta rreth artit dhe shoqërisë në të cilën ne jetojmë, si përfaqësues të së cilës janë tre shokët: Serzhi, Marku dhe Ivani. Dashuria e tij për artin modern e bën Serzhin që të blej një pikturë të bardhë mjaft të shtrenjtë. Marku, tmerrohet për këtë dhe marrëdhënia e tyre merr tatëpjetën mes konflikteve të rënda për shkak të mendimeve të kundërta rreth artit. Ivani, i cili gjendet në mes të konfliktit mundohet që ti qetësojë gjakërat dhe të zbusë marrëdhënien midis tyre. Serzhi, është krenar për pikturën e shtrenjtë. Marku e përshkruan atë si “një copë plehër e bardhë“. Por, a është piktura që e ofendon atë apo ndjenja e vetë kënaqësisë së tepruar të Serzhit? Ivani si një person i pasigurt në vetëvete i zhytur në problemet e martesës dhe pakënaqësitë e punës si shitës kancelarish, qeshet me Markun rreth pikturës, por nga ana tjetër i thotë Serzhit se e pëlqen pikturën e tij. Vepra nuk është e ndarë në akte por në pjesë. Disa prej tyre janë dialogje mes dy personazhëve, disa janë monologje ku njëri prej personazheve i drejtohet audiencës dhe tjetri është në bisedë mes tre personazheve.

“Regjisorialisht vepra është punuar mbi “rregullat” e teatrit të “varfër” ku marrëdhënia mes publikut dhe personazheve është gati e mishëruar. Përmes dy instrumentisteve të veprës si element shtesë kemi arritur që të ndërtojmë një marrëdhënie të trefishtë të lojës në skenë, kur e gjithë përralla e veprës përçohet përmes “Teatrit në Teatër”. Pra të tre personazhet janë “kukullat” të cilat transmetojnë tek publiku përrallën “ëndërr” të instrumentistëve” – shprehet regjisori Qëndrim Rijani.

Skenografia e shfaqjes është përgatitur nga Petrit Bakalli, kostumet nga Edlira Qyshka dhe muzika nga Nita Reçi dhe Sara Sinani. Aktorët që luajnë janë Petrit Neziri, Arsim Fazlia dhe Adrian Aziri. Përshkak se shfaqja është kamertale numri i spektatorëve do të jetë i kufizuar prandaj shfaqja do të jepet tri netë radhazi, respektivisht me 16, 17 dhe 18 Qershor në ora 20:00 dy netët e para dhe në 21:30 natën e fundit.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *