Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Gjuajnë me gurrë ndaj automjeteve (VIDEO)

Tetovë: Gjuajnë me gurrë ndaj automjeteve (VIDEO)

Tetovë, 28 Qershor – SPB-Tetovë njoftion se fëmijë të mitur pa asnjë arsye hedhin gurrë nga disa prej mbikalimeve dhe në këtë mënyrë e rrezikojnë sigurinë e automjeteve të cilët qarkullojnë në autostradë.

Në Tetovë dukuritë e pazakonta nuk kanë fund. Pasi që vite më parë kryesisht fëmijë të mitur me gurrë dhe sende tjera të forta nga mbikalimet kanë goditur trenin tashmë në radarin e këtyre fëmijëve janë edhe automjetet tjera që qarkullojnë poshtë mbikalimeve në rrugë kryesore. Në ndërkohë policia e Tetovës ka dalu këtyre ditëve me një paralajmërim se në të ardhmen nuk do të tolerohen veprimet e këtilla.

“Fëmijë të mitur pa asnjë arsye hedhin gurrë nga disa prej mbikalimeve dhe në këtë mënyrë e rrezikojnë sigurinë e automjeteve të cilët qarkullojnë në autostradë. Dukuria e këtillë është paraqitur kohëve të fundit në rajonin e Tetovës sidomos në mbikalimin për në fshati Bërvenicë por nuk mungojnë veprimet e këtilla edhe në mbikalime tjetra”, thuhet në paralajmërimin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Por më tej, nga Policia e Tetovës theksojnë se veprimet e këtilla të papaërgjegjeshme këtë vit nuk kanë patur shumë pasoja por vetëm dëme të vogla të materiale.

“Por padyshim këta paraqesin rrezik potencial për të shkaktuar aksidente edhe me tragjike, pasi që nga hedhja e gurrëve dhe sendeve të tjera të forta vozitësit humbin kontrollin mbi automjetin. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë edhe njëherë rikujton se rrezikimi i sigurisë në komunikacion paraqet vepër penale për të cilët vepër janë paraparë dënime dhe në të holla por edhe me burg”, thuhet në paralajmërimin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *