Home / Lajme / Rajon / Thaçi e Veseli pasi komunikojnë me letra ?!?

Thaçi e Veseli pasi komunikojnë me letra ?!?

26 qershor-Gjatë kohës së seancës Veseli ka shkruar një letër të cilën sekretari Krasniqi ia ka përcjellë Thaçit dhe pasi ky i fundit e ka lexuar, ata kanë shkëmbyer mesazhe me sy.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë seancës së Kuvendit kanë komunikuar me letra, raporton Koha Ditore.

Ismet Krasniqi po e bën punën e postierit duke përcjellë letra midis Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Gjatë kohës së seancës Veseli ka shkruar një letër të cilën sekretari Krasniqi ia ka përcjellë Thaçit dhe pasi ky i fundit e ka lexuar, ata kanë shkëmbyer mesazhe me sy.

Në fakt Veseli ka dhënë shenjën e pohimit me kokë.

Ky lloj komunikimi në Kuvend me letra përbën një risi.

Nga salla e Kuvendit njoftohemi se pas këtij komunikimi Thaçi e Veseli dolën jashtë sallës derisa seanca po vazhdon punimet.

Pritet të shihet rezultati i këtij komunikimi të pazakonshëm.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *