Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Incidenti me Haradinajn nuk duhet të ndikojë në raportet me Slloveninë

Thaçi: Incidenti me Haradinajn nuk duhet të ndikojë në raportet me Slloveninë

18 qershor-
Megjithatë, sipas Thaçit, Sllovenia, edhe me ndalesat që ka bërë, nuk ka vepruar as ndaj Haradinajt, as ndaj Thaçit, apo kundër Kosovës.
“Sllovenia është ndër shtetet më mike që kemi pasur dhe në asnjë rrethanë, edhe ky incident krejt i pajustifikueshëm nuk duhet të ndikojë në raportet tona me Slloveninë”, ka thënë ministri i Jashtëm

Zv. kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka thënë se pas arrestimit/ndalesës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, autoritetet në Kosovë menjëherë kanë vënë kontakte me autoritetet më të larta të shtetit të Slovenisë dhe të Bashkimit Evropian që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe drejt.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të prezencës së listave të tilla. Ajo që dje ka ndodhur ka ndodhur edhe me zyrtarë të tjerë, ka ndodhur edhe me mua personalisht. Natyrisht se ky fenomen është shqetësues, jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Kjo çështje zgjidhet me autoritetet e Interpolit, prandaj jemi të interesuar që të anëtarësohemi në Interpol”, ka thënë ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Megjithatë, sipas Thaçit, Sllovenia, edhe me ndalesat që ka bërë, nuk ka vepruar as ndaj Haradinajt, as ndaj Thaçit, apo kundër Kosovës.

“Sllovenia është ndër shtetet më mike që kemi pasur dhe në asnjë rrethanë, edhe ky incident krejt i pajustifikueshëm nuk duhet të ndikojë në raportet tona me Slloveninë”, ka thënë ministri i Jashtëm

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *