Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi kërkon 7 kërkesa në tryezën e bisedimeve

Thaçi kërkon 7 kërkesa në tryezën e bisedimeve

Shkup, 02 Qershor – Menduh Thaçi në tryezën e bisedimeve kërkon shtatë pika apo kërkesa që kanë të bëjnë me çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i është bashkuar tryezës së negociatave ku do të shtrojë disa çështje kryesore për shqiptarët.

Kjo parti ka shtatë pika apo kërkesa që kanë të bëjnë me çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi së fundi në deklarimet e tij ka publikuar disa nga kërkesat që do të kërkohet të plotësohen në kuadër të dialogut politik, ku janë të shtruara edhe kërkesa të përbashkëta.

“Kërkojmë të hapet dialogu për statusin juridiko kushtetues të shqiptarëve, të ketë koncensualitet dhe të eliminohet sistemi i majorizimit të shqiptarëve. Buxheti proporcional apo shpërndarja e drejtë e buxhetit edhe për shqiptarët. Njëri nga tre funksionet e larta shtetërore si presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit të jetë i ndarë për shqiptarët. Ndarja e re territoriale. Deetnizimi i simboleve shtetërore, përfaqësimi proporcional dhe në disa institucione të sigurisë si dhe kërkesa të tjera”, deklaroi Thaçi.

Ai pranoi se në kuadër të dialogut janë edhe çështja e emrit, çështja e regjistrimit të popullsisë, integrimi i vendit në strukturat evroatlantike, demonstrimi i fqinjësisë së mirë, ndryshimi i ligjit zgjedhor, etj.

Thaçi ka sqaruar se ka dallime në tryezë me BDI-në, sepse lideri i kësaj partie, më shumë insiston në Marrëveshjen e Ohrit, e cila është e tejkaluar.

“Ne angazhohemi dhe jemi të dakorduar parimisht për të avancuar çështjet dhe kemi pika që na bashkojnë”, deklaroi kryetari i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *