Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi priti në takim ministrin e jashtëm të Bullgarisë Daniel Mitov

Thaçi priti në takim ministrin e jashtëm të Bullgarisë Daniel Mitov

14 qershor-Kryetari Thaçi i njoftoi bashkëbiseduesit me ofertën e PDSH-së për tejkalimin e kësaj krize politike të brendshme, si dhe nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë, gjë që do të mundësonte integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi ,sot në selinë e partisë priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Republikës së Bullgarisë kryesuar nga Daniell Mitov, Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, i shoqëruar nga Valentin Poriazov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Ivan Petkov, Ambasador i Bullgarisë në vend dhe Dessislava Proshkova, Këshilltare në Kabinetin Politik të Ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, me theks të veçantë rreth ngjarjet e fundit, si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend. Temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit, gjë që do të mundësonte jo vetëm përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, por edhe demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit dhe rajonit, si e vetmja alternativë që sjell progres.Kryetari Thaçi i njoftoi bashkëbiseduesit me ofertën e PDSH-së për tejkalimin e kësaj krize politike të brendshme, si dhe nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë, gjë që do të mundësonte integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari i PDSH-së gjithashtu falënderoi bashkëbiseduesit për kontributin që jep Republika e Bullgarisë dhe faktorët të tjerë të jashtëm për tejkalimin e kësaj krize politike.Në këtë takim, mes kryetarit të PDSH-së dhe ministrit të jashtëm të Bullgarisë, u vunë në dukje marrëdhëniet tradicionalisht të mira në mes të shqiptarëve dhe bullgarëve, si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm i Partisë Demokratike Shqiptare me shtetin bullgar për avancimin e këtyre marrëdhënieve.Po ashtu u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të sa më të shpejtë të marrëveshjeve ndërshtetërore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, që nënkupton ndjekjen e politikës të fqinjësisë së mirë

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *