Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi realizoi takim me Ambasadorin e Polonisë në vend,k Multanovski

Thaçi realizoi takim me Ambasadorin e Polonisë në vend,k Multanovski

5 qershor-Kryetari Thaçi siguroi se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.

Në vazhdën e takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Polonisë në vend, z.Jacek Multanovski.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, ngjarjet e fundit si dhe për mundësitë e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin e Polonisë z.Jacek Multanovski me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi siguroi se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *