Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takime me diplomatë të huaj

Thaçi takime me diplomatë të huaj

4 qershor-Kryetari Thaçi i njoftoi diplomatët e huaj me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Në vazhdën e takimeve intensive me komunitetin ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takime të ndara me diplomatë të huaj. Kryetari Thaçi fillimisht priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Francës kryesuar nga Eric Fournier, Drejtor për Evropën Kontinentale në MPJ të Francës, Laurence Auer, Ambasadore e Francës në vend, Dominicue Gautier, Këshilltar i parë në Ambasadën e Francës, si dhe Ivana Nyffengger, Këshilltare në departamentin për Ballkan në kuadër të MPJ të Francës. Pas këtij takimi Kryetari Thaçi priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në vend, Ivan Petkov dhe këshilltarin e tij Svetoslav Valçev. Më pas Kryetari i PDSH-së, realizoi takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, Branko Rakovec i shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori, Domen Petelin.Në këto takime të ndara u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend.Kryetari Thaçi i njoftoi diplomatët e huaj me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari Thaçi siguroi diplomatët se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *