Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takohet me ambasadorët e vendeve të BE-së

Thaçi takohet me ambasadorët e vendeve të BE-së

30 qershor-Kryetari Thaçi me ambasadorët do të bisedojë për situatën e përgjithshme dhe krizën politike në vend.

Sot në një takim të përbashkët në ora 15:00, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi do të bashkëbisedojë me 17 ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Në takimin që do të zhvillohet ne selinë qendrore të PDSH-së në Tetovë, Kryetari Thaçi do të takojë: Ambasadorin britanik Çarls Garet, Ambasadoren e Francës Lorens Oer, Ambasadoren e Gjermanisë Kristine Altauzer, Ambasadorin italian Ernesto Beleli, Ambasadorin e Austrise Tomas Bajer, Ambasadorin bullgar Ivan Petkov, Ambasadorin Cek Miroslav Ramesh, Ambasadorin kroat Zlatko Kramaric, Ambasadorin e Greqisë Haris Lalakos, Ambasadorin holandez Jos Scefers, Ambasadorin rumun Justinian Fosha, Ambasadorin sllovak Martin Bezak, Ambasadorin slloven Branko Rakovec, Ambasadorin Spanjoll Ramon Abaroa Carnaza, Ambasadorin suedez Mat Stafanson dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav.

Kryetari Thaçi me ambasadorët do të bisedojë për situatën e përgjithshme dhe krizën politike në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *