Home / Lajme / Maqedoni / Tre persona nga Tetova lëndohen në një zënkë me thikë

Tre persona nga Tetova lëndohen në një zënkë me thikë

8 qershor-Prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ndërsa është gjetur thika dhe është dorëzuar për ekspertizë. Është duke u punuar në pastrimin e plotë të rastit.

Dy vëllezër nga Tetova janë lënduar me thikë nga një i njohur i tyre gjatë një zënke fizike e cila ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në objektin hotelierik “Bibi” në rr. “Ilindenska” në Tetovë, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Në zënkën të cilës i ka paraprirë një debat verbal, fillimisht N.M. i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij E.M. edhe një person është ngritur nga tavolina dhe me grushte e ka qëlluar M.D. (31), i njohur i tyre. M.D. shpejtë ka dalë nga objekti ndërsa më pas është kthyer përsëri dhe i ka thirrur tre vëllezërit që t’i qërojnë hesapet. Rrahja ka vazhduar jashtë, me ç’rast M.D. ka përdorur thikë kuzhine me të cilën dy vëllezërve, E.M. dhe N.M. u ka shkaktuar më shumë plagë në trup. Të lënduarit janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, prej ku me urgjencë janë transferuar në Qendrën emergjente në Shkup, ndërsa M.D. është ndalur për trajtim në spitalin e Tetovës.
Prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ndërsa është gjetur thika dhe është dorëzuar për ekspertizë. Është duke u punuar në pastrimin e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *