TV Dukagjini: Ja biseda telefonike mes Ndrecajt dhe agjentit të Maqedonisë! – Televizioni Koha
Home / Lajme / Maqedoni / TV Dukagjini: Ja biseda telefonike mes Ndrecajt dhe agjentit të Maqedonisë!
TV Dukagjini: Ja biseda telefonike mes Ndrecajt dhe agjentit te Maqedonise!

TV Dukagjini: Ja biseda telefonike mes Ndrecajt dhe agjentit të Maqedonisë!

9 qershor-Biseda është zhvilluar disa javë pasi që Rizaj dhe Ndrecaj kishin sulmuar një pikë kufitare në fshatin malor Gushicë të Likovës në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kishin lidhje të forta me një spiun të Agjencisë së Inteligjencës së Maqedonisë.

RTV Dukagjini ka siguruar një kopje të këtij incizimi që ka shërbyer si provë për strukturat vendëse e ndërkombëtare të sigurisë për të zbuluar prapaskenat e ngjarjes në Kumanovë.

Biseda është zhvilluar disa javë pasi që Rizaj dhe Ndrecaj kishin sulmuar një pikë kufitare në fshatin malor Gushicë të Likovës në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Ndrecaj dhe Rizaj nuk e kishin pritur ndërhyrjen e policisë maqedonase gjatë aksionit në Gushicë, dhe dyshojnë se janë tradhtuar nga agjenti maqedonas. Kjo konfirmohet edhe gjatë bisedës.

RTV Dukagjini nuk ka qenë në gjendje që të vërtetojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e bisedës.

Biseda 1

Mirsadi: Qysh jeni?

Agjenti: Mirë qysh jeni ju, qe tu këqyrë futboll. Familjen si e ke?

Mirsadi: Mirë krejt juve qysh jeni

Agjenti: Bereqet versen mirë

Mirsadi: A ju ka marrë malli?. E kam humb numrin se mu lëshuan UDB-ja.

Agjenti: Cila UDB?

Mirsadi: Të krejt dynjasë.

Agjenti: Q.. UDB-në e n..

Mirsadi: Po thotë Begu nuk ja kem q.. kurrë.

Agjenti: Ku jeni?

Mirsadi: Në mes të Likovës

Agjenti: Jo bre në Likovë

Mirsadi: Po po ne ua shk…. shërbimet juve.

Agjenti: E di unë, për atë u kam kërkuar

Mirsadi: Eh more dajë…

Mirsad Ndrecaj dhe personi që dyshohet të jetë agjent bisedojnë pastaj për një reagim që Mirsadi kishte bërë në Facebook pas incidentit në Likovë. Ish pjesëtari i UÇK-së kishte shkruar në rrjetin social se sulmin në pikën kufitare e kishin organizuar djemtë më të mirë të UÇK-së.

Biseda 2

Agjenti: Ta kam lëshuar një porosi por ai numër nuk po të bënë. E pashë mbrëmë reagimin

Mirsadi: Cilin?

Agjenti: Atë që e ke shkru në facebook. Që UÇK-ja e ka marrë bazën

Mirsadi: A të pëlqej?

Agjenti: Shumë mirë, shumë mirë

Mirsadi pastaj fillon të akuzoj ish udhëheqësin e Shërbimit Inteligjent të Maqedonisë Sasha Mihajllov për dekonspirim.

Biseda 3
Mirsadi: Sasha asht tu e bo ata. Sasha po e shtin Angellovin, Ai Angellovi gjithë ka gjujt shtremt. Nuk ka mund kurrë drejte.
Në fund të bisedës ata i kërkojnë agjentit që të vijë në Prishtinë, por pasi e mbyllin telefonin, flasin me kërcënim se nëse vjen do t`i qërojnë hesapet me te.

Biseda 4
Mediat kanë raportuar bazuar në raportet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës se grupi i Kumanovës po përgatiste disa sulme edhe në burgun e sigurisë së lartë në Kosovë, me qëllim që të lironin disa të burgosur.

Një raport i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka lënë për të dyshuar se dy komandantët e UÇK-së janë vrarë pasi që ishin arrestuar. /Tv Dukagjini/

Gjithashtu lexo

thaci-henshaw

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Drejtorin e NDI-së, Chris Henshaw

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *