Home / Lajme / Maqedoni / U inaugurua pika e parë e fluturimit në paragllajding në territorin e Gostivarit

U inaugurua pika e parë e fluturimit në paragllajding në territorin e Gostivarit

27 Qershor – Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, zëvendësambasadorit amerikan në Shkup, z.Barton Putney, përfaqësuesve të USAID-it, drejtuesve të klubit të fluturimeve “Kondor”, garuesve dhe adhuruesve të shumtë të “paragllajdingut”, në mënyrë solemne është inauguruar pika e parë e fluturimit në paragllajding në territorin e Komunës së Gostivarit, e cila ndodhet rrugës për në fshatin Koritë.

Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, zëvendësambasadorit amerikan në Shkup, z.Barton Putney, përfaqësuesve të USAID-it, drejtuesve të klubit të fluturimeve “Kondor”, garuesve dhe adhuruesve të shumtë të “paragllajdingut”, në mënyrë solemne është inauguruar pika e parë e fluturimit në paragllajding në territorin e Komunës së Gostivarit, e cila ndodhet rrugës për në fshatin Koritë.
Në fjalimin përshëndetës kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta deklaroi se ky aktivitet realizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit.
“Sot lëshuam në përdorim platon për fluturime në Paragllajding, si dhe bëmë hapjen solemne të garave në aderim preciz në paragllajding “Gostivari Open – 2015”. Kjo plato realizohet me iniciativë të klubit për fluturime “Kondor”, nga Gostivari në bashkëpunim dhe financim të përbashkët të Komunës së Gostivarit dhe projektit të USAID-it për zgjerim të bizneseve të vogla. Në emrin tim dhe qytetarëve të Komunës së Gostivarit, dëshiroj t’i shpreh falënderim zëvendës ambasadorit Barton Putney, USAID-it dhe popullit amerikan për realizimin e shumë projekte në komunën tonë”, deklaroi kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, duke shtuar se: “Në shkurt të këtij viti Komuna e Gostivarit nënshkroi memorandum për mirëkuptim me USAID-in për ndërtimin e platos për fluturime në Paragllajding”.
Kryetari Nevzat Bejta falënderoi për praninë e tyre paragllajderët e ardhur nga Kosova, Shqipëria, Ukraina dhe shtete të tjera.
Zëvendësambasadori amerikan, z.Barton Putney u shpreh i lumtur që ndodhet në këtë eveniment të rëndësishëm dhe tepër indikativ për zhvillimin e turizmit dhe joshjen e turistëve vendas dhe të huaj.
“Bashkë me familjen time sot ndodhem këtu. Është hera e dytë që do të fluturoi në paragllajding dhe është një ndjenjë e posaçme. Ky investim besoj se do të shërben në zhvillimin e bizneseve të vogla të regjionit përmes zhvillimit të turizmit. Ky sport ka adhurues dhe besoj se këtë vend do ta vizitojnë turistë vendas dhe të huaj”, shtoi mes tjerash zëvendës ambasadorit Putney.
Kryetari i Klubit të Paragllajdingut “Kondor”, z.Mentor Saiti shprehu kënaqësi që iniciativa e tij gjeti mbështetje dhe u bë realitet.
“Kjo iniciativë ishte një ëndërr për ne dhe me ndihmën e Komunës së Gostivarit dhe USAID-it u bë realitet. Ky sport ka adhurues sepse tek klubi jonë vazhdimisht kemi persona që vijnë dhe interesohen. Sa i përket projekti, brenda katër muajve është bërë një punë voluminoze. U vendosën tabelat e informacionit në fushën e ngritjes, një stacion meteorologjik, platformë hidraulike për përgatitjen e paragllajderëve përpara ngritjes si dhe u vendosën shenjat rrugore për të shënuar fushën e ngritjes. Pra, të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve. Komuna e Gostivarit respektoi marrëveshjen duke pastruar dhe rrafshuar fushën e ngritjes si dhe siguroi ndihmë logjistike dhe administrative gjatë tërë procesit të ndërtimit”, tha mes të tjerash Saiti, i cili shprehu bindjen që në bashkëpunim me Agjencinë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit malor, përmes promovimit të këtij sporti edhe në Komunën e Gostivarit të vijnë turistë.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga zëvendës ambasadorit amerikan në Shkup, z.Barton Putney dhe të pranishëm të tjerë, po ashtu realizuan edhe shëtitjen malore duke nisur nga fshati Koritë për tu ngjitur në pikën më e lartë e malit Taul.
Të dielën, në mjediset e Këshillit të Komunës së Gositvarit, me një ceremoni rasti kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta do të bëjnë ndarjen e çmimeve për fituesit e tre vendeve të para në garat në aderim preciz në paragllajding “Gostivari Open – 2015”.
Aktivitetet për shënimin e ditës së Komunës së Gostivarit, do të vijojnë deri ditën e hënë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *