Home / Lajme / Maqedoni / Universiteti i Tetovës, këmbanë zgjimi e shekullit të r

Universiteti i Tetovës, këmbanë zgjimi e shekullit të r

5 qershor-Dita e studentëve, e cila pritet të hyjë së shpejti në kalendarin e festave në Republikën e Maqedonisë. Kjo datë, 4 qershori, përveç në përvjetorin e parë të themelimit të Universitetit të Tetovës, më 1995, asnjëherë nuk është shënuar si festë, as nga Universiteti e as nga ndonjë subjekt tjetër.

Më 4 qershor 2015, me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, përveç njoftimit publik për shënimin e 4 Qershorit, Ditës së studentëve shqiptarë, bartësi i kësaj iniciative, Abdulla Mehmeti, me disa bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule të freskëta te varri i Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Fadil Sulejmani. Përndryshe, Bashkësia Kulturore Shqiptare, në vitin 2009, datën 4 qershor e ka shpallur festë:

Dita e studentëve, e cila pritet të hyjë së shpejti në kalendarin e festave në Republikën e Maqedonisë. Kjo datë, 4 qershori, përveç në përvjetorin e parë të themelimit të Universitetit të Tetovës, më 1995, asnjëherë nuk është shënuar si festë, as nga Universiteti e as nga ndonjë subjekt tjetër.

Me publikimin e një serë shkrimesh, dëshmive të reja dhe dokumenteve autentike, vitin e kaluar, me rastin e 20 vjetorit të themelimit Universitetit, opinioni i gjerë tanimë është i njoftuar, por pritet që në të ardhmen edhe organet drejtuese të këtij Universiteti të ndërmarrin hapa konkret për ndryshimin e datës 17 dhjetor, e cila është konsideruar deri më sot si datë e themelimit të Universitetit të Tetovës dhe vendosjen e datës 4 qershor, si datë zyrtare e themelimit të tij.

Me këtë do t’u bënim nderë të gjithë atyre që sakrifikuan për themelimin dhe ngritjen e këtij tempulli të dijes, si institucion i parë i arsimit sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, do të korrigjohej padrejtësia disavjeçare dhe do të dëshmohej pjekuri intelektuale ndaj së vërtetës historike për datat me rëndësi të veçantë kombëta

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *