Home / Lajme / Botë / Valdet Gashi rrëfen nga IS-i

Valdet Gashi rrëfen nga IS-i

23 qershor-«Këtu kemi krejt çfarë njihet në Gjermani.» Nuk mungon asgjë, deri te «Milchnitte»-et dhe «Kellogg’s»-at. Nuk mungon asgjë, nëse aty-këtu nuk ekziston ndonjë artikull, gjendet gjithmonë diçka e ngjashme si zëvendësim.

33Share
3Tweet
0Share
Ish kampioni botëror në tai-boks, Valdet Gashi rrëfen për «20 Minuten» përditshmërinë e tij «nën Sheriat». Një rrëfim nën thjerzën e ekspertëve.

Vazhdon raportimi i mediave zvicerane për shqiptarët nga Zvicra që i janë bashkangjitur «Shtetit Islamik», IS-it. Në spikamë është edhe një herë ish kambioni botëror i tai-boksit, Valdet Gashi. Ai – e fillon raportimin media – prej gjashtë muajsh ka ikur në Siri.

Ajo supozon që Gashi qëndron në qytetin e kontrolluar nga IS-i Jarabulus. Dhe pritja që i është bërë aty Gashit «ka qenë shumë profesionale», citon ajo.

Duke qenë se Gashi iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetës, ajo krijon përshtypjen që ai gjendet në ndonjë pushim të parrezikshëm dhe jo në luftën e shenjtë. Motoja e tij, pohon media, është: Gjithçka mirë.

Megjithatë kujdes

Komunikimi përmes e-mailit me Valdet Gashin është analizuar dhe vlerësuar nga Qendra për Analiza të Terrorizmit në Gjenevë, një qendër hulumtuese private. Ekspertët janë të mendimit që të gjitha pohimet e tij janë kontrolluar nga ekspertët e mediave të IS-it dhe pjesërisht janë riformuluar.

Gjithashtu duhet konsideruar që shumica e të dhënave të Gashit, sipas ekspertëve, janë qartësisht të zbukuruara.

Ato japin një ide për përditshmërinë e ISIS-it, por ka dyshime të forta, për shembull, lidhur me atë se atje nuk ka ndonjë krizë për artikuj ushqimorë.

Gashit i intereson pozicioni i tij në IS

Gashi gjithçka e paraqet si «hip» dhe «cool». Ai e zbut punën që bëhet në IS, sikur të ishte një pushim.

Luftën e paraqet sikur të gjendej në një video-lojë. Në raportin e tij gjithçka shihet nga një optikë rozë.

Gashi në rrëfimin e tij e fshin vuajtjen e madhe, «bashkëshkaktar i së cilës është edhe ai vet», thotë një ekspert që i vlerëson pohimet e tij. Dhe sipas ekspertit, ajo që i intereson Gashit është të ndjellë të rinj në IS.

Samuel Althof, njëri ndër ekspertët që i ka ekzaminuar deklaratat e Gashit, e ka njohur vetë atë.

Ai është i bindur që Valdet Gashi ka qëllimet e tija personale. «Raportimet e tija mund ta përforcojnë pozitën e tij në IS. Së paku ai po mundohet ta bëjë këtë», konstaton eksperti.

Në komunikimin përmes Whatsapp-it, Gashi ka bërë këtë pohim: «Unë i kam shfrytëzuar të gjithë gazetarët, ashtu sikurse e kisha planifikuar» dhe ka shtuar: «Tani mund të rri i qetë dhe të pres që këndej të vijnë sa më shumë miq dhe të njohur».

Rrëfimi i Gashit

Gazeta e sjell edhe rrëfimin e tij autentik. Ai fillon me hyrjen e tij në Siri, si i janë kontrolluar dokumentet, i janë shtruar disa pyetje dhe i kanë marrë prova të gjakut, për t’u siguruar nga «disa sëmundje të rrezikshme».

Bashkë me të janë futur edhe 20 burra të tjerë – kosovarë, marokenë, anglezë dhe francezë.

Në fillim, transmeton media, merr disa mësime të shkurta për të gjitha, «por nëse nuk dëshiron të luftoshë, nuk je i detyruar ta bësh këtë», ka thënë ai.

Standardi i jetesës atje është më i mirë nga çfarë ka pritur Gashi. Vetëm furnizimi me rrymë nuk funksionon 24 orë në ditë. Në shtëpi ka gjithandej ujë të pijshëm dhe infrastrukturë funksionale me kuzhina dhe tualete.

Gashi jeton në një banesë të përbashkët me disa burra të tjerë. Ai punon si rrojë kufiri në lumin Eufrat dhe bart një armë, të cilën nuk është dashur ta fusë kurrë në përdorim. «Ne iu ndihmojmë civilëve të kalojnë lumin», citohet ai.

Eufrati është kufiri midis kalifatit dhe territoreve të kontrolluara nga kurdët.

Ushtrohen kontrolle të njerëzve dhe aty-këtu kontrabandistët ndalohen që të mos bëjnë diçka në kalifat.

Gashi vet punon tetë deri nëntë orë në ditë, kryesisht pesë ditë në javë. Dhe puna e tij nuk është aspak e rëndë. «Ajo më bën kënaqësi dhe e tëra më duket si kohë e lirë», ka vazhduar ai. Vëzhgimin e bën nga flladi i Eufratit.

Si i punësuar i kalifatit, banesën dhe ushqimin i ka falas. Mund të kërkojë tesha dhe çfarëdo tjetër që t’i duhet. Përveç kësaj, ai merr ekstra edhe pak para. Vlera e rrogës është e ndryshme nga muaji në muaj.

«Këtu kemi krejt çfarë njihet në Gjermani.» Nuk mungon asgjë, deri te «Milchnitte»-et dhe «Kellogg’s»-at. Nuk mungon asgjë, nëse aty-këtu nuk ekziston ndonjë artikull, gjendet gjithmonë diçka e ngjashme si zëvendësim.

Ekzekutime në sy të fëmijëve

Valdet Gashi iu shmanget pyetjeve kritike. Sipas tij, atje jetohet në paqe. Ekzekutime ka rrallë. «Kështu diçka ndodh vetëm kur kryhen vrasje, dhunime ose tradhti, të cilat sipas sheriatit kërkojnë dënim me vdekje. Në kësi rastesh ka një gjykim të drejtë dhe askush nuk ka mëshirë dhe nuk ndjenë neveri, «bilez edhe fëmijët bëjnë sehir dhe askush nuk ka ndonjë problem me këtë», citohet Valdet Gashi.

Ai i pohon medies zvicerane se jeta në kalifat e bën të lumtur. «Jam i lumtur që nuk jam më në Europë».

Atje ku është ai mund të jetojë sipas rregullave të sheriatit dhe ta praktikojë islamin tamam. Malli e merr vetëm për nënën dhe dy vajzat e vogla. /dialogplus.ch/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *