Home / Lajme / Rajon / Vëllezërit Aliko refuzojnë ushqimin në polici: Jemi në agjëri

Vëllezërit Aliko refuzojnë ushqimin në polici: Jemi në agjëri

29 qershor-Ata kanë refuzuar ushqimin e Policisë së Tiranës, nisur edhe nga fakti se janë duke agjëruar.

Dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të akuzuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEAs në Lazarat ndodhen në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit në pritje për të dhënë dëshminë e tyre rreth ngjarjes, edhe pse nga pyetja paraprake ata kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Me agjërim dhe në gjendje të rënduar psikologjike, por edhe fizike, dy vëllezërit Aliko nuk kanë dhënë ende një dëshmi zyrtare me procesverbal para grupit hetimor. Ata kanë refuzuar ushqimin e Policisë së Tiranës, nisur edhe nga fakti se janë duke agjëruar. Pas takimit me avokatin e tyre, Neshat Fana, i kanë bërë të ditur se ata nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e Lazaratit dhe nuk janë autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ata janë marrë në pyetje shkurtimisht rreth orës 19:45, pasi nuk kanë qenë në gjendje të flasin.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *