Home / Lajme / Rajon / Veseli: Seanca për Gjykatën Speciale zhvillohet të premten

Veseli: Seanca për Gjykatën Speciale zhvillohet të premten

23 qershor-Po ashtu, opozita bëri të ditur se në seancën e caktuar për të premten, nuk do të marrë pjesë. Projektligji për Gjykatën Speciale kërkon 2/3 e votave të kuvendit të Kosovës, dhe në rast të rrëzimit për herë të dytë, atëherë ajo do të formohet me vendim të posaçëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli njoftoi sot pas mbledhjes së Kryesisë, se seanca për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese lidhur me Gjykatën Speciale do të zhvillohet të premten. Veseli tha se askush nuk do ta cenoj sovranitetin e vendit. Ai ritheksoi nevojën që Kosova duhet të ruajnë partneritetin me faktorët ndërkombëtarë. Por, në debatin në kryesi, për ndryshimet kushtetuese, opozita kundërshtoi idenë, dhe e braktisi mbledhjen në mënyrë demonstrative. Kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e grisi projektligjin për dhomat e specializuara të kësaj gjykate. Po ashtu, opozita bëri të ditur se në seancën e caktuar për të premten, nuk do të marrë pjesë. Projektligji për Gjykatën Speciale kërkon 2/3 e votave të kuvendit të Kosovës, dhe në rast të rrëzimit për herë të dytë, atëherë ajo do të formohet me vendim të posaçëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *