Home / Lajme / Maqedoni / Vijon problemi me mbeturinat e forta (VIDEO)

Vijon problemi me mbeturinat e forta (VIDEO)

Tetovë, 21 Qershor – Qyteti i Tetovës vijon me mungesën e deponisë për materialet e forta. Qytetarët gjatë ndërtimeve që kryejnë nëpër pronat e tyre, mbetjet nga këta materiale i nxjerrin pranë kontajnierëve në mungesë të një deponie të veçantë për këtë destinim.

Në Tetovë, vijon problemi me hedhjen e mbeturinave të ndryshme sidomos atyre të forta. Bëhet fjalë për mbeturina të cilët nuk janë për në kontajnierë por për në deponi adekuate. Edhe pse mungojnë deponi të tilla, megjithatë qytetarë të shumtë të njëjtat i nxjerrin në rrugë duke pamundësuar kështu grumbullimin e të njëjtave edhe nga autoritet prgjegjëse.

Mbeturinat e forta prej betoni dhe mbeturina nga amvisëritë të cilët largohen nga shtëpitë të njëjtat hudhen vend e pa vend dhe ku kjo krijon më pas probleme edhe me transportin e mbeturinave të tjera nga ana e NPK-së, sepse me këta materiale shpesh herë mbushen edhe kontajnirët. Kështu, krahas shumë problemeve me mini deponitë e egra në qytet dhe rrethinë, në Tetovë problem në vete është edhe hedhja e mbeturinave nga malerialet ndërtimore.

Qytetarët gjatë ndërtimeve që kryejnë nëpër pronat e tyre, mbetjet nga këta materiale i nxjerrin pranë kontajnierëve në mungesë të një deponie të veçantë për këtë destinim. Në shumë pika grumbullimi të mbeturinave në qytet qytetarët bashkë me mbeturinat e amvisërive i hedhin të njetat.

“Krahas kësaj, tashmë disa vite është krijuar edhe shprehi që mbeturinat e këtilla të hidhen edhe në vende periferike, si në afërsi të varrezave myslimane, në në afërsi të lumit Shkumbin në pjesën më të lartë, afër varrezave ortodokse në lagjen Kolltuk dhe në përgjatë rrugës Tetovë-Falishtë”, thonë nga NPK-ja, transmeton Televizioni Koha.

Nga ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë thonë se janë në hall me këtë dukuri sepse materialet ndërtimore hidhen në vendet tek mbeturinat e zakonshme dhe më këtë edhe dëmtohen kontajnierët por edhe haset në vështirësi gjatë transportit.

Nga ana tjetër shumica e komunave të Pollogut nuk kanë deponi të veçanta për hudhjen e mbeturinave nga materialet ndërtimore. Madje lokacion të veçantë nuk ka as komuna e Tetovës.

Në komunën e Tetovës theksojnë se zgjidhje më e mirë është që të ketë një deponi të përbashkët për të gjithë komunat ku do të hudheshin mbeturinat e materialeve ndërtimore.

Nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë, pohojnë se shpesh herë kompanitë e ndërtimit mbeturinat i dërgojnë në stacionet e ngarkim shkarkimit dhe pastaj shkaktojnë telashe gjatë transportit të hedhurinave tjera që bart kjo ndërmarrje nga amvisëritë e qytetit. Në mungesë të deponisë përkatëse për hudhje të mbeturinave ndërtimore, në Tetovë dhe në rrethinë këta mbeturina hudhen në deponi të egra. Në shumë raste këta mbeturinat i hudhin edhe nëpër prona private. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *