Home / Lajme / Rajon / Vizita e Merkelit në Ballkan, dridh serbët: Kështu Gjermania, SHBA dhe Britania e shohin Ballkanin!

Vizita e Merkelit në Ballkan, dridh serbët: Kështu Gjermania, SHBA dhe Britania e shohin Ballkanin!

11 Qershor – fuqitë perëndimore do të kërkojnë paqësimin e nacionalizimit serb, hyrjen e saj në NATO, heqjen e Republikës Srpska dhe shqiptarë shumë të lumtur në të gjitha shtetet ku ata jetojnë.

Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të bien dakord për kushtet e Bashkimit Evropian, kjo do të thotë se ato do t’i afrohen qëllimit përfundimtar: pranimit në gjirin e Bashkimit Evropian (BE).

Por, Serbia mbase nuk do të pajtohet lehtë, sepse në këtë proces fuqitë perëndimore do të kërkojnë paqësimin e nacionalizimit serb, hyrjen e saj në NATO, heqjen e Republikës Srpska dhe shqiptarë shumë të lumtur në të gjitha shtetet ku ata jetojnë.

Ivan Vejvoda nga “Fondi Marshall”, thotë se rajoni ballkanik mbetet puna e fundit e papërfunduar e Perëndimit. Sipas tij, në korrik do të jenë dy ngjarje të rëndësishme: vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, më 8 dhe 9 korrik , dhe shënimi i 20-vjetorit të përkujtimit të krimeve serbe në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Merkel, siç raportojnë mediat serbe, do të kërkonjë nga Serbia që në fund të procesit të Brukselit me Prishtinën të bie dakord që Kosova t’i bashkohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), por edhe që të distancohet nga Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili po pengon forcimin e institucioneve qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton Telegrafi.

Kancelarja gjermane do ta vizitojë edhe Sarajevën dhe Tiranën, ku nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kërkojë të ulë tonet nacionaliste, ndërsa me Serbinë të përmirësojë marrëdhëniet.

Boshnjakët do t’i paralajmërojë se është koha që tensionet ndëretnike dhe korrupsioni endemik të zëvendësohet me punën në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa gjermanët do të mbështesim ndryshimet kushtetuese të këtij shteti si dhe dobësimin e mëtejshëm të Republikës Srpska.

Kujtojmë se Gjermania, si ekonomia numër një e BE-së, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, në vitin 2012 ka marrë zotimin që vendet e Ballkanit t’i ndihmojë në rrugën drejt BE-së. Kontribut të madh do të jep edhe Britania e Madhe, e cila vendosi që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të “sponzorizojë” një Rezolutë për Srebrenicën. Rezoluta duhet të miratohet në prag të shënimit të dy dekadave të këtij krimi makabër serb ndaj popullatës civile myslimane.

Është e mundshme që Srebrenica, si simbol i madh i vuajtjeve të boshnjakëve nga serbët, do të jetë shkas për sulmin në Republikën Srpska, sepse, teksa Serbia duket se po shkon në rrugën drejt BE-së, Jelena Guskova nga Akademia Ruse e Shkencave thotë se Republika Srpska dhe kreu i saj Milorad Dodik mbeten bastioni i fundit i “nacionalizmit serb” në Ballkan.

Serbisë do t’i kërkohet që gjatë rrugëtimit drejt BE-së të bashkëpunojë edhe me NATO-n, ndërsa kufijtë e saj do të jenë me Luginën e Preshevës, Sanxhakun e Vojvodinën, por pa Kosovën. Serbia duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftën globale kundër terrorizmit, ndërsa Rusia do të ketë ndikim minimal në politikën serbe.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *